MASH: Fillojnë debatet në universitetet publike për Ligjin për Arsimin e Lartë, do të kemi rregullore cilësore për arritje më të mira akademike

MASH: Fillojnë debatet në universitetet publike për Ligjin për Arsimin e Lartë, do të kemi rregullore cilësore për arritje më të mira akademike

 

Sot në Universitetin “Nënë Tereza” fillon debati i parë publik në universitetet publike për Ligjin e ri për Arsimin e Lartë dhe për Ligjin për Cilësinë në Arsimin e Lartë. Më pas do të pasojnë debate edhe në universitetet e tjera publike. Para fillimit të takimit, ministrja Vesna Janevska deklaroi se do të organizohen aq diskutime publike sa të jetë e nevojshme për të përcaktuar me saktësi zgjidhjet kyçe në rregulloren e re.

 

„ Siç premtuam, do të ketë debat të drejtpërdrejtë me profesorët dhe punonjësit e institucioneve të arsimit të lartë, ndërsa ndërkohë çdo palë e interesuar ose kushdo që ka interes dhe dëshirë të kontribuojë, mund të dorëzojë vërejtje në ENER ose në emailin e MASH-it për këtë qëllim.

Është mirë që tashmë ka diskutim të shprehur në shoqëri, që do të thotë se në fund do të kemi zgjidhje ligjore cilësore, në të cilat do të integrohen të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet konstruktive, dhe të tilla tashmë ka”, deklaroi ministrja Janevska.

 

Ajo shtoi se të gjithë, duke filluar nga komuniteti akademik, përmes studentëve e deri te Ministria dhe Qeveria, pajtohen se ndryshime duhet të ketë, nëse si shtet duam të bëjmë hap përpara drejt arsimi të lartë cilësor.

 

“Na mbetet vetëm që përmes këtyre debateve publike t’i përcaktojmë ndryshimet së bashku, ndërsa Qeveria do të sigurojë mjete të mjaftueshme si për arsimin e lartë ashtu edhe për shkencën, në mënyrë që të realizohet gjithçka që do të kërkohet si angazhim shtesë nga kuadri mësimor-shkencor”, theksoi Janevska.

Accessibility Menu