MASH: është sjellë vendim për pezullimin e përkohshëm të punës së Fakultetit Privat të Ekonomisë së Biznesit në Shkup

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Për shkak të konstatimit të parregullsive në funksionimin dhe mosveprimin sipas detyrimit për eliminimin e të njejtëve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është sjellë vendim për pezullimin e përkohshëm të punës së shkollës së lartë profesionale private - Fakulteti i Ekonomisë së Biznesit në Shkup.

 

Parregullsitë janë konstatuar nga komision i posaçëm në kuadër të MASH-it për mbikëqyrjen e realizuar mbi ligjshmërinë në funksionim, ndërsa vendimi për pezullimin e përkohshëm të punës së këtij institucioni privat të arsimit të lartë është sjellur edhe në bazë të mendimit nga Bordi për Akreditimin e Arsimit të Lartë.

 

Në Fakultetin e Ekonomisë së Biznesit nuk ka studentë të rinj të regjistruar në vitin akademik 2025-2026. Për studentët e regjistruar tashmë, institucioni i arsimit të lartë do t'i përmbushë detyrimet e përcaktuara në Ligjin për Arsimin e Lartë me qëllim të mundësojë arsimim të mëtejshëm të pandërprerë, gjegjësisht transferim në fakultete të tjera.

 

Respektimi i rregulloreve ligjore duhet të jetë një parim themelor në funksionimin e të gjitha institucioneve arsimore. Kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar cilësi të qëndrueshme ndaj përdoruesve të shërbimeve arsimore.

 

Në 15 muajt e fundit, janë mbyllur edhe 14 institute shkencore private, disa prej të cilëve për shkak të mosaktivitetit, ndërsa disa për shkak të mospërmbushjes së kushteve të funksionimit. MASH edhe në të ardhmen në mënyrë jo selektive do të vazhdojë të kontrollojë punën e institucioneve arsimore dhe shkencore dhe të ndërmarrë masa të përshtatshme aty ku do të konstatohen devijime nga normat ligjore.

Accessibility Menu