Në Fakultetin e Stomatologjisë pranë Universitetit „ Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, sot u lëshua në përdorim laborator i ri i dedikuar për ushtrime paraklinike të studentëve. Investimi është në vlerë prej 10 milionë denarë, ndërsa mjetet u siguruan në mënyrë të barabartë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti.

Në hapje mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila, duke përgëzuar institucionin arsimor, shprehu kënaqësinë e saj që infrastruktura në arsimin e lartë në Maqedoni po modernizohet me shpejtësi. Kjo, siç u shpreh ministrja, është jashtëzakonisht e rëndësishme për të siguruar mësimdhënie më cilësore për krijimin e gjeneratave akademike më të përgatitura, por edhe për punë kërkimore- shkencore më cilësore.

“Ky aktivitet i intensifikuar është rezultat i përpjekjeve të institucioneve të arsimit të lartë, por edhe i rritjes së vazhdueshme të mbështetjes nga shteti. Do të theksoj se buxheti për universitetet këtë vit arrin mbi 7,5 miliardë denarë, ndërsa krahasuar me vitin 2023, para mandatit të Qeverisë aktuale, ai ishte 3,8 miliardë denarë, që do të thotë se është dyfishuar”, tha Janevska.
Ministrja shprehu pritshmëri se shumë shpejt Propozim-ligji i ri për Arsimin e Lartë do të hyjë në procedurë parlamentare dhe se do të rrisë ndjeshëm cilësinë e arsimit të lartë përmes më shumë të drejtave dhe mundësive për studentët dhe profesorët