Mbi 67 milionë euro janë investuar në infrastrukturën arsimore në dy vitet e fundit

Mbi 67 milionë euro janë investuar në infrastrukturën arsimore në dy vitet e fundit

Qeveria aktuale ka investuar mbi 67 milionë euro në infrastrukturën arsimore, për më pak se dy vjet, ndërsa paralelisht fokusohemi edhe në modernizimin e programeve mësimore dhe në hartimin e teksteve të reja shkollore për nxënësit, që nxënësit t’i kenë të gjitha kushtet e domosdoshme për proces edukativo-arsimor më cilësor, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. Dr. Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen е deputetëve në Kuvend lidhur me atë, se kur do të përfundojë ndërtimi i objektit të ri të shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë.

“Gjimnazi i Kumanovës do të bëhet me objekt të ri deri në fund të këtij viti. Nuk mund të përcaktoj një datë konkrete, sepse po punojmë, sipas projektit që është dorëzuar nga komuna, ndërsa në përllogaritjet për të njëjtin nuk është paraparë pozicion i caktuar, që tani duhet ta plotësojë ministria dhe kjo do të marrë kohë shtesë”, tha Janevska, duke shtuar se ndërkohë janë përfunduar edhe disa investime të tjera, ndërsa një pjesë janë në fazën përfundimtare.

 

Ministrja theksoi se para disa ditësh u përmbyll rikonstruksioni themelor i Qendrës Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim “Mosha Pijade” në Tetovë, me vlerë prej 5 milionë eurosh, të cilat janë siguruar nga shteti dhe nga fondet IPA të Bashkimit Evropian.

 

Në zhvillim e sipër është ndërtimi shtesë i disa objekteve, në kuadër të shkollave në komunat Gjorçe Petrov, Karposh dhe Qendër, ku duhet të mundësohet mësimi në një turn, rikonstruktohen 15 salla sportive shkollore, ndërsa ndërtimi i 30 të rejave fillon në faza.

Është zhbllokuar edhe ndërtimi i objekteve për nevojat e FINKI-t dhe po rikonstruktohen konviktet shtetërore të studentëve.

Accessibility Menu