Draft-Strategjia kombëtare për arsim 2026–2032 u prezantua para Komisionit për arsim, shkencë dhe sport

Draft-Strategjia kombëtare për arsim 2026–2032 u prezantua para Komisionit për arsim, shkencë dhe sport

Strategjia kombëtare për arsim 2026–2032 është dokument kyç strategjik për përmirësimin e cilësisë, gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së sistemit arsimor në Maqedoni. Draft-versioni i Strategjisë, si dhe Plani i Veprimit për realizimin e saj, e cila është në fazë të debatit publik, sot, në takim pune, janë prezantuar para Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, para anëtarëve të Komisionit arsyetoi se arsimi më cilësor duhet të jetë qëllim dhe prioritet i përbashkët, ndërsa si element kyç thekson promovimin e vlerave të dijes dhe kompetencave të mësimdhënësve. Kryetarja e Komisionit, Ivanka Vasilevska, theksoi se ky takim është i rëndësishëm për të krijuar pasqyrë më të qartë për Strategjinë kombëtare për arsim për periudhën gjashtëvjeçare të ardhshme dhe mundësin për shkëmbimin e mendimeve për këtë dokument strategjik, në drejtim të përmirësimit të tekstit.

Në takim morri pjesë edhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, koordinatorja Ivana Batiniq-Popovska, dhe ekspertët që e hartuan dokumentin.

Accessibility Menu