MASH: Me parandalim dhe udhëzime të qarta për veprim kundër dhunës ndërtojmë shkolla më të sigurta

MASH: Me parandalim dhe udhëzime të qarta për veprim kundër dhunës ndërtojmë shkolla më të sigurta

Sistemi arsimor ka rol kyç në parandalimin e hershëm dhe në njohjen e dhunës, përfshirë edhe dhunën në familje. Në periudhën e fundit, vendi ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin e sigurisë në shkolla, duke e zhvendosur fokusin nga një qasje reaktive drejt një sistemi parandalues. Kjo do të thotë se, në vend që të reagohet vetëm kur ndodh problemi, gjithnjë e më shumë punohet për ta parandaluar atë në kohë.

Këtë e theksoi sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Elena Ivanovska, në seancën mbikëqyrëse të organizuar nga Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, me temë: “Zbatimi i ligjeve, politikave dhe masave institucionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, nga aspekti i mundësive të barabarta, koordinimit institucional, sfidave dhe mundësive për avancimin e efikasitetit të veprimit të organeve të pushtetit ekzekutiv.”

Shkollat ​​kanë udhëzime të qarta për veprim gjatë rasteve të dhunës, ndërsa paralelisht me atë, roli i shërbimeve profesionale në shkolla, psikologëve dhe pedagogëve, si aktorë kyç në njohjen e hershme të sjelljes së rrezikshme dhe ofrimin e mbështetjes psikosociale të nxënësve.

„Roli kyç i takon zhvillimit të programeve mësimore. Тheks i rëndësishëm është vënë në integrimin e përmbajtjeve që lidhen me aftësitë jetësore, shkrim-leximin emocional, komunikimin jo të dhunshëm dhe të drejtat e njeriut. Në këtë mënyrë, nxënësit jo vetëm që fitojnë njohuri, por mësojnë edhe si të përballen me konfliktet dhe si të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme”, tha Ivanovska.

Në veprimin praktik në rastet e dhunës, shkollave dhe shërbimeve profesionale u ndihmojnë doracakët dhe udhëzimet profesionale që i harton dhe i përditëson Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Veçanërisht të rëndësishme janë trajnimet për mësimdhënësit, me qëllim forcimin e kompetencave të tyre për njohjen e dhunës, komunikimin me nxënësit në rrezik dhe bashkëpunimin me prindërit dhe institucionet. Kjo kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e ndjeshmërisë dhe gatishmërisë së kuadrit arsimor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po e forcon bashkëpunimin multisektorial me qendrat për punë sociale dhe institucionet e tjera kompetente, me qëllim mbrojtjen në kohë të fëmijëve në rrezik.

Sfidat ende ekzistojnë, veçanërisht në pjesën e zbatimit të unifikuar të protokolleve dhe sigurimit të burimeve të mjaftueshme njerëzore në shkolla, por drejtimi është i qartë: sistemi po lëviz drejt një parandalimi më të fortë, koordinimi më të mirë dhe mbrojtjeje më të madhe të nxënësve. Kjo qasje kontribuon në mënyrë aktive në ndërtimin e një sistemi arsimor më të sigurt, ku shkolla nuk është vetëm vend për të mësuar, por edhe hapësirë për mbrojtje, mbështetje dhe zhvillim të çdo fëmije.

Accessibility Menu