MASH-i e zgjidhi problemin në mënyrë sistematike duke blerë dhe dorëzuar tekstet shkollore, ato u shtypën dhe u dërguan në të gjitha shkollat.
Katër ministra në Qeverinë e LSDM-së menaxhuan Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për një periudhë shtatëvjeçare dhe nuk arritën të sigurojnë tekste shkollore as për nxënësit e shkollave fillore e as për të mesmet. Tashmë që situata është tejkaluar, kjo parti politike, pikë e dobët e së cilës është arsimi, po mundohet të mbledhë pikë politike në këtë fushë.
Nuk i'a dolën , sepse ka tekste shkollore. I gjithë tirazhi që u kërkua nga shkollat është shtypur dhe shpërndarë. Udhëheqja aktuale e ka zgjidhur sistematikisht këtë sfidë nga e kaluara, me zgjidhje të re ligjore në përgatitjen e së cilës morën pjesë të gjitha palët e interesuara, si dhe me angazhim intensiv të institucioneve, autoriteteve dhe organeve kompetente.
Janë shtypur të gjithë tekstet shkollore të miratuara më parë për të gjitha lëndët. Për herë të parë pas shtatë vitesh, në të gjitha klasat janë siguruar tekste të reja të gjuhëve të huaja. Tekstet shkollore janë tërësisht të reja në klasën e shtatë në arsimin fillor dhe në vitin e parë në arsimin e mesëm , për shkak të zbatimit të programeve të reja mësimore nga ky vit shkollor.
Rinovimi i programeve mësimore dhe teksteve shkolore do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, sepse ato janë baza e arsimit cilësor, së bashku me mësimdhënësit dhe kushtet e infrastrukturës.Ka mbaruar koha e neglizhencës ndaj sistemit arsimor, nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve. Ndryshimet po ndodhin dhe efekti do të reflektohet përmes gjeneratave të reja, të cilët do të kenë më shumë njohuri konkurruese dhe aftësitë e nevojshme për sukses.