MASH: Mësimdhënësit janë prioriteti ynë i lartë, pagat e tyre vazhdimisht do të rriten gjatë katër viteve të ardhshme

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Projektet që realizohen në kuadër të programit Erasmus+ dhe synojnë të përmirësojnë cilësinë e arsimit duke ngritur kompetencat profesionale të mësimdhënësve janë shumë domethënëse. Projekti “Ruajtja e mirëqenies së mësimdhënësve të rinj në shkolla” është një prej tyre. Gjatë 24 muajve të kaluar, ai mundësoi trajnimin e mësimdhënësve me përvojë se si t`i udhëzojnë kolegët e tyre të rinj për përfshirje të suksesshme në procesin arsimor dhe t`i motivojnë që të mos dorëzohen pas një periudhe të shkurtër të kaluar në klasë.

Këtë e theksoi Elena Ivanovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në konferencën përmbyllëse të Projektit, të organizuar nga SASHK-u, me pjesëmarrjen e organizatave partnere nga Belgjika, Bullgaria dhe Sllovenia.

“Motivimi i mësimdhënësve të rinj është veçanërisht i rëndësishëm në një periudhë kur profesioni i mësimdhënësit për fat të keq, nuk ka dinjitetin e nevojshëm dhe nuk respektohet në mënyrën e duhur. Me këtë sfidë përballen shumë vende, përfshirë edhe Maqedonin tonë. Por si qeveri relativisht e re, nuk kemi vetëm iluzione se do të jetë më mirë, por që në fillim të mandatit kemi filluar të punojmë intensivisht për të krijuar kushte më të mira të punës për mësimdhënësit dhe për të siguruar paga më të larta, me qëllim të ngritjes së motivimit të punëtorëve në arsim”, theksoi Ivanovska.

Shpreh kënaqësinë që Ministria dhe SASHK-u arritën marrëveshje për të garantuar siguri ekonomike afatgjatë të kuadrit mësimdhënës dhe për të rritur gradualisht pagat, të cilat për 4 vjet do të jenë së paku 46%, e më së shumti 60%, varësisht nga niveli i inflacionit.

“Me rritjen e pagave të mësimdhënësve e filluam këtë vit, megjithëse buxheti i shtetit nuk ishte në gjendje të mirë. Mirëpo, mësimdhënësit janë prioriteti ynë i lartë dhe gjetëm mënyrën për ta realizuar premtimin”, u shpreh Ivanovska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për të përmirësuar kushtet e punës së mësimdhënësve , realizoi 36 investime më të mëdha në infrastrukturë dhe rreth 40 projekte më të vogla rikonstruksioni në objektet shkollore. Një pjesë e shkollave po pajisen me banka dhe karrige të reja ndërsa në periudhën në vijim do të përmirësohet edhe infrastruktura informatike dhe e komunikimit në objekte si dhe kushtet në laboratore dhe kabinete etj.

“Kemi plan, dhe është mirë që Qeveria vendos të na ndajë neve si Ministri buxhet dukshëm më të madh për vitin e ardhshëm, krahasuar me buxhetet që ka marrë institucioni deri më tani. Marrim 10 miliardë denarë më shumë dhe buxheti do të jetë 40 miliardë denarë, me çka do të përmirësohen të gjitha aspektet që e determinojnë cilësinë e sistemit arsimor kombëtar”, shtoi Ivanovska.

SASHK- u mbetet partner i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me të cilin do të merren vendime të përbashkëta dhe do të gjenden zgjidhje për të gjitha sfidat. Synimi ynë është që punonjësit arimor me një karrierë më të gjatë të vazhdojnë të përparojnë, të ndihen të vlerësuar dhe të respektuar ndërsa mësimdhënësit e rinj të mbeten të motivuar dhe të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin entuziazëm me të cilin zgjodhën profesionin fisnik të mësimdhënies së fëmijëve dhe të rinjve.

Accessibility Menu