Byroja për Zhvillimin e Arsimit, në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës, shpall një debat publik Projekt- Konceptin për identifikimin dhe punën me nxënësve të talentuar dhe me prirje të veçantë në arsimin fillor.
Dokumenti është përgatitur në përputhje me nenin 34 të Ligjit për arsimin fillor, i cili parashikon miratimin e një Koncepti që rregullon njohjen dhe identifikimin e nxënësve të talentuar dhe me prirje tç veçantë, si dhe masat dhe aktivitetet për punën me ta.
Projekt-Koncepti hedh themelet për zhvillimin e një sistemi të lidhur dhe të arritshëm për njohjen, zhvillimin dhe monitorimin në kohë të potencialit të nxënësve, identifikimin profesional dhe ofrimin e mbështetjes së duhur arsimore. Dokumenti ofron udhëzime për punën e shkollave, bashkëpunimin me familjet dhe institucionet profesionale, shpërndarjen e përgjegjësive dhe monitorimin e cilësisë së mbështetjes.
Debati publik synon, nëpërmjet përfshirjes profesionale dhe publikut të gjerë, të mbledhë opinione, komente dhe propozime specifike që do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë, qartësisë dhe zbatueshmërisë së Konceptit.
Ftojmë mësuesit, bashkëpunëtorët profesionalë, drejtorët e shkollave, institucionet e arsimit të lartë dhe shkencore, shoqatat profesionale, prindërit/kujdestarët, dhe të gjitha palët e interesuara që ta shqyrtojnë dokumentin dhe të kontribuojnë në përmirësimin e tij.
Mendimet, vërejtjet dhe propozimet mund të dorëzohen deri më datën 10.10.2026, në e email adresën, javnarasprava@bro.gov.mk, me temën: "Debat publik - Koncept për nxënës të talentuar dhe me pripje të veçantë".
Për shqyrtim më të lehtë të propozimeve, është e domozdoshme të tregohet kapitulli ose seksioni të cilit i referohen, ndryshimi ose shtesa e propozuar dhe një shpjegim i shkurtër.
Mendimet, vërejtjet dhe propozimet e dorëzuara do të merren në konsideratë në përgatitjen e tekstit përfundimtar të Konceptit.
Propoimi i konceptit është i disponueshëm për shkarkim në shtojcën e këtij njoftimi.