Thirrje publike për mësimdhënësit e Shkollës së Mesme Komunale „Gjmnazi i Dytë 7 Marsi“ – Tetovë, për dorëzimin e kërkesave për avancim në titullin mësimdhënës-mentor

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 33 paragrafit (2) dhe nenit 60 paragrafit (2) të Ligjit për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesional në Shkollat Fillore dhe të Mesme („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 161/19), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

THIRRJE PUBLIKE
për mësimdhënësit e Shkollës së Mesme Komunale
„Gjmnazi i Dytë 7 Marsi“ – Tetovë,
për dorëzimin e kërkesave për avancim në titullin mësimdhënës-mentor

 

 

 

               1. Thirrja publike shpallet konform nenit 33 paragrafit (2) dhe nenit 60 paragrafit (2) të Ligjit për Mësimdhënësit dhe Bashkëpunëtorët Profesional në Shkollat Fillore dhe të Mesme („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 161/19), ndërsa në bazë të Vendimit për dhënien e pëlqimit për Aktvendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Aktvendimit për përcaktimin e numrit të mësimdhënësve dhe numrit të bashkëpunëtorëve profesionalë në shkollat e mesme që mund të përfitojnë titullin mësimdhënës-mentor, përkatësisht bashkëpunëtor profesional-mentor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 270/25).

2. Numri i mësimdhënësve që mund të përfitojnë titullin mësimdhënës-mentor në ShMK„Gjmnazi i Dytë 7 Marsi“ – Tetovë përcaktohet, si vijon:

 

Nr. rend

komuna

shkolla

   numri i     mësimdhënësve-mentorë

1

       Tetovë

ShMK „Gjmnazi i Dytë 7 Marsi“

1

 

3. Mësimdhënësi mund të dorëzojë kërkesë për avancim në titullin mësimdhënës-mentor nëse:

-ka të paktën shtatë vjet përvojë pune si mësimdhënës,

-është i punësuar me kohë të pacaktuar  dhe

-plotëson standardet profesionale për mësimdhënës-mentor.

 

4. Kërkesa për avancim në titullin mësimdhënës-mentor dorëzohet deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes aplikacionit elektronik në faqen e internetit të Ministrisë në linkun: karierenrazvoj.mon.gov.mk

 

5. Kërkesa nga pika 4 plotësohet në aplikacionin elektronik në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës karierenrazvoj.mon.gov.mk dhe përmban të dhënat e mëposhtme:

 

- emri dhe mbiemri i parashtruesit të kërkesës;

- shkolla ku punon dhe komuna;

- vendi i punës ku është i punësuar me kohë të pacaktuar (dëshmi: Aktvendim për sistemim vend të punës);

- titulli për të cilin aplikon;

- përvoja e punës (dëshmi: raport nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut për realizimin e përvojës së periudhën mësimdhënësit);

- lloji i arsimit të përfunduar (dëshmi: diplomë ose certifikatë për arsim të përfunduar ose kopje e vërtetuar në noter);

- trajnime, konferenca shkencore-profesionale, kongrese, simpoziume, autorësi, pjesëmarrje në aktivitete për përmirësimin e mësimdhënies si dhe çmime dhe mirënjohje;

- praktikë profesionale për kompetencat e fituara.

 

6. Parashtruesi i kërkesës bashkangjitë dëshmi  përkatëse, në formë elektronike, në aplikacionin elektronik https://karierenrazvoj.mon.gov.mk  në ueb faqen e  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për të dhënat nga pika 5, alinea 3, 5, 6, 7 dhe 8.

 

7. Nëse kërkesa nga pika 4 dhe 5 është dorëzuar pa dokumentacionin e plotë, parashtruesi i kërkesës njoftohet dhe është i obliguar ta plotësojë dokumentacionin brenda afatit prej shtatë ditësh nga dita e pranimit të njoftimit.

 

8. Kërkesa për avancim në titullin mësimdhënës-mentor dorëzohet më së voni deri më 23 janar 2026. Çdo kërkesë e dorëzuar pas kësaj date nuk do të shqyrtohet dhe nuk do të rangohet.         

 

 

                                                           

                                                            MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

 

Accessibility Menu