Janevska: Propozim-Ligji për Arsimin e Lartë nuk lejon studime me korrespodencë në disa prej profesioneve të rregulluara

Janevska: Propozim-Ligji për Arsimin e Lartë nuk lejon studime me korrespodencë në disa prej profesioneve të rregulluara

Në disa profesione të rregulluara, ligji nuk lejon studime me korrespodencë, dhe kjo është në interesin publik të shtetit. Nuk lejohet studimi korrespodencë në Fakultetin e Mjekësisë, siç ka qenë edhe deri më tani, por tani e tutje as në fakultetet e mësuesisë. Kjo është në interes publik që këto studime të modernizohen, të forcohen, në mënyrë që në të ardhmen të marrim produkt më të mirë - jo të fundit në PISA por nxënës që do të ngjiten më lart në shkallët e renditjes së njohurive të nxënësve.

 

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, gjatë pjesëmarrjes në programin e mëngjesit në TV Alfa.

 

- Ndryshuam shumë gjëra nga ligji i vjetër. Gjithmonë e filloj nga kujdesi për studentët. Shtuam disa elemente të rëndësishme që janë shumë të rëndësishme për ta. U dhamë përparësi në punësim atyre studentëve që do të kthehen nga studimet në 100 universitetet më të mira në botë, studentëve që janë fitues të çmimit “ Unaza e inxhinierit” dhe 10 studentëve më të mirë në universitete. E vazhduam mandatin e tyre nga një në dy vjet në të gjitha organet e fakulteteve dhe universiteteve. Lejuam punësimin e tyre në projekte dhe përcaktuam minimumin që do të marrin si demonstratorë. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme dhe reagimet janë shumë pozitive, shtoi Janevska, duke theksuar se me Propozim-Ligjin për Arsimin e Lartë, diskutimi publik i të cilit fillon sot në Universitetin “ Nënë Tereza”, parashikohen gjithashtu ndryshime që lidhen me organizimin e universiteteve dhe kriteret për zgjedhje në tituj.

 

– Në këtë moment po diskutohen kriteret për përzgjedhje në titujt mësimor-shkencorë dhe kemi ndryshime ku kërkojmë më shumë punë shkencore, me publikimin e punimeve shkencore në baza të dhënash shkencore siç janë Web of Science dhe Scopus. Përveç kësaj, kërkojmë edhe citueshmërinë e këtyre veprave të tyre të potencialit shkencor-kërkimor të universiteteve. Ligji kërkon qartë ndërkombëtarizimin e fakulteteve, lidhjen me institucione të tjera – ata mund të vendosin me cilat, por rekomandohet që kjo të jetë në hapësirën evropiane, të formojnë ose të organizojnë mësim të përbashkët në drejtim të diplomave të dyfishta dhe shumë ndryshime të tjera, ndryshimeve strukturore, për të cilat mendojmë se do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë në arsimin e lartë, theksoi ministrja.

 

Ministria, potencoi Janevska, nuk guxon dhe nuk mund të ndërhyjë në programet studimore, këtu vjen në shprehje autonomia studentore, por ligji kërkon edhe të modernizohen programet studimore.

 

– Po ndryshojmë modelin; ligji kërkon modularitet në studime, që do të thotë se do të nevojiten programe të reja studimore, dhe me vetë këtë që po i përforcojmë kriteret për zgjedhje në tituj, presim që kuadri mësimoro-shkencor pak më shumë të merret me shkencë dhe atë dije ta përcjellë edhe tek studentët, tha ministrja, duke theksuar se në të kaluarën ka pasur ligj në të cilin kërkohej më shumë nga mësimdhënësit dhe atëherë universitetet tona bëheshin më të dukshme.

 

– Më pas vjen ligj tjetër i cili i ul në mënyrë drastike kriteret dhe është evidente rënia e renditjes së universiteteve tona. Tani sërish presim që ajo të ngrihet. Shkencëtarët tanë, universitetet tona që realisht i kemi të mira dhe që edhe pa detyrim publikojnë në baza të rëndësishme të revistave, duhet të bëhen më të dukshme, duhet të njihen në botë, universitetet tona duhet të ofrojnë cilësi dhe të bëhen më të dukshme, duke tërhequr kështu më shumë studentë, përfshirë edhe të huaj. Rrjetëzimi i universiteteve tona me universitete të tjera të huaja, gjithashtu do t’i bëjë univer-sitetet dhe kuadrim mësimor-shkencor më të dukshëm, ndërsa studentët nga kjo gjithsesi do të kenë përfitim sepse do të ketë shkëmbim përvojash. Prandaj, përfundimisht presim që renditja e universiteteve tona, pas disa vetesh, të përmirësohet, deklaroi ministrja Janevska.

Accessibility Menu