Brucoshët fitojnë drejtën e racionit të subvencionuar që në muajin e parë të studimeve ,ndërsa studentët që janë në studime të integruara 3+2 vite do të kenë të drejtë të aplikojnë për bursa për ciklin e dytë të studimeve. Ministria e Arsimit dhe Shkencës i pranoi këto kërkesa të Kuvendin Studentor të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Ministrja Vesna Janevska tha se të rinjtë janë prioritet i kësaj Qeverie, dhe kjo do të thotë se zëri i tyre dëgjohet gjatë krijimit të politikave.
„Kuvendi studentor i universitetit dorëzoi tre kërkesa, dy prej të cilave i pranuam menjëherë. Kështu, studentët që regjistrohen në vitin e parë këtë vit mund të aplikojnë për racion studentor deri më 5 shtator. I ftoj të gjithë studentët e vitit të parë që shpresojnë të fitojnë statusin e studentëve, ta shfrytëzojnë këtë afat dhe të aplikojnë”, tha ministrja Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit pas vizitës së punës në shkollën fillore “Luben Lape” në komunën e Aerodromit.
Ajo shpjegoi se ministria do të kontrollojë sipas detyrës zyrtare nëse aplikantët e kanë fituar statusin e studentëve të rregullt.
Me ndryshimet në Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e financimit, krijimin dhe përsosjen e personelit kërkimor-shkencor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të parandalojë diskriminimin që kishin deri më tani studentët e studimeve të integruara 3+2 vjet, të cilët nuk mund të aplikonin për bursa për ciklin e dytë të studimeve.Ministrja Janevska deklaroi se kësaj kërkese të studentëve menjëherë iu përgjigjën pozitivisht.
„Studentët kanë dorëzuar kërkesë edhe për miratimin e Ligjit për standardet rinore.”Propozimi i tyre duhet të shikohet më hollësishtë,prandaj shpresoj që do ta përfundojmë sa më shpejt”, tha ministrja Janevska.