Më 30 janar 2026, në Euro House – Tetovë, u mbajt ngjarje informuese për programet e BE-së Horizon dhe COST, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga disa fakultete dhe organizata joqeveritare.
Në këtë ngjarje informuese, koordinatorja Kombëtare e Horizon Europe, Ksenija Haxhi Tosheva Avramçeva, koordinatori kombëtar i COST-it, Aleksandar Tutnovski, si dhe Prof. Dr. Adrian Besimi nga Universiteti i Evropës Juglindore, u prezantuan të pranishmëve mënyrat e përfshirjes, misionin dhe prioritetet strategjike të këtyre programeve të BE-së.