Të gjithë studentët që kanë humbur afatin e aplikimit për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë, i cili zgjati nga 1 deri më 5 nëntor, njoftohen me anë të kësaj thirje se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ofron afat shtesë për aplikim nga 13 deri më 16 nëntor të vitit 2025.
Kandidatët duhet të aplikojnë në mënyrë elektronike në linkun e mëposhtëm: https://e-uslugi.mon.gov.mk/.Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Kërkesë për fitim të së drejtës për subvencionimin e racionit për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të futura në kërkesën për fitim të së drejtës për subvencionimin e racionit për studentë dhe t'i nënshkruajnë dhe t'i bashkëngjitin ato në aplikacionin elektronik në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes të cilit aplikojnë për realizimin e së drejtës për subvencionimin e racionit për studentë.
Të gjithë studentët që kanë realizuar të drejtën për subvencionimin e racionit studentor do të fillojnë të marrin ndihmën financiare në muajin e ardhshëm pas përfundimit të muajit në të cilin kanë aplikuar për të drejtën për subvencionimin e racionit studentor.
Për të gjitha pyetjet që kanë lidhje me aplikimin e përfituesve për subvencionimin e racionit studentor, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ofruar mbështetje përmes Sektorit për Standardin e Nxënësve dhe Studentëve në kontaktin e mëposhtëm: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk.
Линк до Јавен повик за остварување на правото на субвенциониран студентски оброк за академската 2025/2026 година.
Linku me Thirrjen Publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit studentor për vitin akademik 2025/2026.