Në bashkëpunim me shkollat ​​e mesme, MASH-i dhe BZHA-ja fillojnë procesin e avancimit të arsimit të mesëm - gjimnaz

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Me realizimin e anketës  ndërmjet mësimdhënësve  dhe nxënësve nga viti i tretë dhe i katërt në shkollat ​​e mesme- gjimnazMinistria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja e Zhvillimit të Arsimit fillojnë procesin e avancimit  të cilësisë së arsimit të mesëm-gjimnaz dhe harmonizimin  e tij me standardet arsimore evropiane.

Prej më shumë se 20 vitesh, arsimi i mesëm - gjimnaz  ka mbetur i pandryshuar ndërsa nevojat për t`iu përshtatur trendeve dhe standardeve globale, si dhe rrjedhat sociale janë të nevojshme.  Në këtë drejtim, MASH-i  dhe BZHA-ja përmes pyetësorëve anketues për kuadrin e  mësimdhënësve  dhe nxënësve të  shkollave të mesme, - gjimnaz do të identifikojë sfidat aktuale, por edhe pikat e forta të sistemit ekzistues të arsimit të mesëm – gjimnaz.

Me zbatimin e reformës  në gjimnaz  hapen mundësi të shumta për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të mësuarit,  sikurse  për nxënësit poashtu edhe për mësimdhënësit.

Përfitimet e kësaj reforme do të përfshijnë harmonizimin më të  suksesshëm të programeve mësimore me nevojat e shoqërisë bashkëkohore dhe tregut të punës, përmirësimin e të menduarit kritik dhe aftësive praktike të nxënësve  si dhe përgatitjen më të mirë e tyre për arsimim të mëtejshëm apo angazhim në punë. Për mësimdhënësit  reforma do të ofrojë mbështetje më të mirë për zhvillimin profesional dhe zhvillimin në karrierë, përfshirjen e metodologjive dhe mjeteve bashkëkohore të mësimdhënies, si dhe krijimin e mjedisit shkollor më ndërveprues dhe motivues.

Anketa do të realizohet në periudhën prej më 30 shtator deri më 4 tetor nga këshilltarët e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, ndërsa  në anketë në çdo- Gjimnaz  është e nevojshme  të marrin pjesë të paktën 80% e mësimdhënësve  dhe të gjithë nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt.

Accessibility Menu