Në MASH u mbajtë takim me delegacionin e Këshillit të Evropës për realizimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Në MASH u mbajtë takim me delegacionin e Këshillit të Evropës për realizimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ishte nikoqire e delegacionit të Njësisë për Realizimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) pranë Drejtorisë së Përgjithshme kompetente të Këshillit të Evropës. Delegacioni, i cili përfaqëson sekretariatin juridik të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ka rol kyç në mbikëqyrjen e realizimit  të aktgjykimeve  të GJEDNJ.

Në takim u
diskutua edhe për dialogun konstruktiv për aktivitetet që Maqedonia i ndërmerr për të përmirësuar gjithëpërfshirjen e sistemit arsimor.Gjithashtu  diskutuan për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Arsimin Fillor dhe aktivitetet shtesë të parapara në planin për parandalim e diskriminimit dhe ndarjes fizike, me theks të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve romë në shkollat ​​fillore.

Ky takim paraqet  hap të rëndësishëm në procesin e harmonizimit  me standardet evropiane dhe përmbushjen e obligimeve të cilët  dalinga aktgjykimet  e GJEDNJ-së, me synim , avancimin e barazisë dhe gjithëpërfshirjen në arsim.

Accessibility Menu