Takimi i ministres Janevska me ambasadorin e Hungarisë Klein

Takimi i ministres Janevska me ambasadorin e Hungarisë Klein

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska sot u takua me ambasadorin e Hungarisë, N.E. Andrash Klein, ku diskutuan  për  bashkëpunimin e deritanishëm arsimor mes dy vendeve dhe mundësitë për zhvillimin e iniciativave  të reja në periudhën në vazhdim.

Në takim, Janevska theksoi se bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Evropian është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Maqedoninë, sepse praktikat pozitive evropiane janë integruar në sistemin arsimor kombëtar dhe kjo e përshpejton përparimin e vendit.

Ministrja shprehu kënaqësinë që pala hungareze nëpërmjet programit Stipendium Hungaricum ofron mbështetje financiare tani më një periudhë të gjatë përmes  bursave për studentët maqedonas të regjistruar në studimet deridiplomike, pasdiplomike   dhe studimet e  doktoraturës në universitetet shtetërore

Ambasadori Klein informoi  më hollësisht  për agjendën e Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor për Kulturë, Arsim dhe Inovacion, e cila më 3 dhe 4 shkurt organizohet në Budapest nga  Ministria hungareze e Kulturës dhe Inovacionit, në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja Janevska.

Accessibility Menu