Projektet kapitale infrastrukturore në fushën e arsimit do të realizohen me marrëveshjen që u nënshkrua në nivel qeveritar me Britaninë e Madhe. Universiteti "Goce Delçev" në Shtip do të bëhet me objekt modern për nevojat e Fakultetit të Mjekësisë. Hapësirat e Fakultetit të Mjekësisë aktualisht ndodhen në vende të ndryshme, gjë që e bën të vështirë funksionimin e tij.
Objekti i ri do të ndërtohet në 5000 metra katrorë dhe do pajiset me pajisje teknike dhe teknologjike bashkëkohore dhe laboratorë që do të përdoren nga profesorët dhe studentët për mësimdhënie praktike, por edhe për qëllime kërkimore-shkencore.
Është planifikuar edhe ndërtimi i konvikti të ri studentor në Shtip.