Mbështetja e vazhdueshme e Francës për përafrimit tonë ndaj standardeve arsimore evropiane vazhdon, ndërsa të dy qeveritë thelluan edhe bashkëpunimin tashmë të shkëlqyer. Kjo është theksuar në takimin e sotëm të punës së ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, me ambasadorin e Francës, Kristof Le Rigoller, ku u bisedua për politikat aktuale të ministrisë ndaj ngritjes së cilësisë së arsimit.
Ministrja Janevska tha se është në rrjedh e sipër krijimi i kornizës ligjore për ndryshimin e rezultateve të ulëta të PISA-s dhe testimeve të tjera ndërkombëtare si dhe për arritjen e cilësisë akademike e cila do të pasqyrohet në renditjen e listës së Shangait. Ministrja informoi për procesin e optimizimit të rrjetit shkollor, për futjen e mësimit me një ndrim dhe qëndrimin të zgjatur të nxënësve në shkollë, si dhe për përpilimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm.
Bashkëbiseduesit theksuan se interes i përbashkët është avancimi i cilësisë së mësimdhënies bilinguale në paralele dygjuhëshe frankofone në shkollat e mesme në vend, si dhe përforcimi i mësimit të gjuhës frënge në shkollat fillore dhe të mesme.