Për këtë informoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në emisionin “Për ose kundër” në TV Alfa, duke theksuar se konkursi është krijuar në bashkëpunim me komunat.
“Komunat kishin për detyrë të bënin analizë të tregut të punës dhe të njoftonin Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për kuadrin që u nevojitet. Në bazë të atyre informacioneve e krijuam konkursin, i cili është publikuar në ueb faqen tonë dhe në mediat e shtypura”, tha Janevska.
Sa i përket nënshtrimit të maturës shtetërore, ministrja informoi se këtë vit një pjesë e nxënësve do të japin provimet në hapësirat dhe sallat sportive brenda shkollave, ndërsa një pjesë në amfiteatrot e fakulteteve më të afërta, për të siguruar objektivitet më të madh të të gjithë procesit.
Ajo potencoi se është e domosdoshme të ketë një distancë prej 1.5 metrash midis nxënësve, duke u bërë apel atyre që të mos shqetësohen nga ambienti ku do të japin provimin dhe të fokusohen në përgatitjet