Janevska: Me projektet të cilët krijojnë resurse digjitale interaktive ngritet përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore

Janevska: Me projektet të cilët krijojnë resurse digjitale interaktive ngritet përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbështet fuqimisht futjen e mjeteve dixhitale dhe përdorimin e teknologjive dixhitale në mësimin e fëmijëve me zhvillim atipik. Këto janë në përputhje me interesat më të mira të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, sepse krijojnë resusre arsimore digjitale të aksesueshme, të individualizuara dhe interaktive, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në ngjarjen përfundimtare të projektit ISEC-ADE (Arsimi dixhital i aksesueshëm për nxënësit me autizëm dhe me vështirësi intelektuale: Zgjidhje inovative dhe përmirësimi i kompetencave të edukatorëve), e cila u mbajt sot në Shkup.

Si rezultat i projektit, janë zhvilluar TeachSpace: ueb-aplikacion inovativ për të mësuarit interaktiv, si dhe TeachHub: platformë për ndarjen dhe bashkëpunimin ndërmjet edukatorëve, që do t’ua lehtësojë përparimin në arsimimin e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Qëllimi strategjik i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është të ofrojë arsim cilësor gjithëpërfshirës në të gjitha nivelet, por kur arsimi gjithëpërfshirës do të përfshihet nga dokumentet në klasa, paraqiten një sërë sfidash, theksoi Janevska.

Ne udhëhiqemi nga nevojat të qytetarëve dhe në tejkalimin e këtyre vështirësive. Ministria po punon në përmirësimin e konceptit gjithpërfshirës, për të cilën të gjithë palët e interesuar do të mund të shprehin mendimin e tyre përmes debateve publike. Tanimë në debat publik është Ligji i ri për Arsimin e Mesëm i cili është publikuar nga mesi i muajit të kaluar në ENER. Me të parashikohet angazhimi i asistentëve arsimorë edhe në shkollat ​​e mesme. Në shkollat fillore, në vitin shkollor 2024-2025 janë angazhuar mbi 1000 asistentë arsimorë”, theksoi ministrja.

Për të ngritur shkallën e inkluzivitetit së sistemit arsimor të maqedonisë, Ministria po punon edhe për sigurimin e qasjes më të madhe të objekteve shkollore për nxënësit me  aftësi ndryshe, në sigurimin e mjeteve dhe pajisjeve mësimore, si dhe në ngritjen e kompetencave profesionale të mësimdhënësve për punën me nxënës me nevoja të veçanta arsimore.

Për mësimdhënësit,  edukatorët specialë dhe asistentët arsimor në kuadër të Projektit janë përpiluar Manual Metodologjik dhe program për trajnimin e tyre, ndërsa  në këtë ngjarje u prezantua Raporti i hulumtimit të kryer me rekomandime për përmirësimin e aksesueshmërisë në mësimin digjital për personat me autizëm dhe vështirësi intelektuale.

Ministrja Janevska theksoi se do të bëjë përpjekje të veçantë për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës, ​​sepse fëmijët me nevoja të veçanta arsimore nuk duhet t’i identifikojmë me diagnozën e tyre, por me potencialet e tyre që mund të zhvillohen me ndihmën e arsimimit.

Ju bëri thirrje që së bashku të punojmë për të rritur ndërgjegjësimin shoqëror për pranimin e diversitetit dhe përfshirjen e fëmijëve dhe personave të tjerë me zhvillim atipik në të gjitha aktivitetet dhe jo përjashtimin e tyre.

Projekti ISEC-ADE, me mbështetjen e programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian, zbatohet nga një konsorcium ndërkombëtar i partnerëve, duke përfshirë Institutin e Autizmit dhe Shoqatën Shkencore Maqedonase për Autizëm.                                  

Accessibility Menu