Janevska mori pjesë në promovimin e gjeneratës së re të studentëve të diplomuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

Janevska mori pjesë në promovimin e gjeneratës së re të studentëve të diplomuar në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik

Kjo është një ditë e lumtur për të gjithë ne , ndërsa më së shumti për këta të rinj që, pas disa vitesh angazhimi, arrijnë deri tek diploma universitare. Ata tashmë e dinë se përkushtimi dhe qëndrushmëria japin rezultate të mira, u uroj atyre të njëjtën vendosmëri dhe disiplinë për të vazhduar dhe për t`u përfshirë në tregun e punës ose për të vazhduar arsimin e tyre të lartë në shkallës së ardhshme, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në ceremoninë solemne të diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik dhe Takimin të Alumni-ve, me të diplomuarit e viteve të kaluara.

Këta të rinj duhet të ecin përpara në një botë që ndryshon me shpejtësi, e cila kërkon përshtatje të shpejtë ndaj risive , si dhe përkushtim të përjetshëm ndaj të mësuarit , ndërsa ministrja Janevska u thotë se kanë përgatitje të mirë sepse Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik si institucion i arsimit të lartë investon shumë në modernizimin e programeve të mësimdhënies, pajisjen, integrimin e mjeteve më të reja teknologjike në arsim, zgjerimin e mundësive për kërkim dhe në inkurajimin e partneriteteve me universitete me renome.

„Edhe kjo gjeneratë e të diplomuarve po përfshihet në komunitetin e alumneve të Universitetit. Komunikimi që mbani me studentët e diplomuar më parë është shumë i rëndësishëm, sepse mundëson shkëmbimin e përvojave, mentorimin, mundësitë për rrjetëzim dhe ai u jep studentëve të sapodiplomuar informacione të cilët mund t`u jenë shumë të dobishme", theksoi Janevska.

Duke i uruar studentët e diplomuar ,ministrja tha se këta janë liderët e ardhshëm,sipërmarrësit dhe krijuesit e ndryshimeve, të cilët duhet t`i pranojnë sfidat e shekullit 21-të dhe të ndërtojnë një shoqëri të mirë për të gjithë ne.

Accessibility Menu