Besoj se shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshja e re kolektive për përmirësimin e të drejtave për të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa dua të informoj se, siç edhe jemi dakorduar, ata në muajin mars do të marrin rritje të pagave për 7 përqind, pasi në tetor të vitit të kaluar pati rritje për 5%,
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska në takimin me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedelkov, i cili është vazhdimësi e dialogut konstruktiv social dhe ka për qëllim miratimin e marrëveshjes së re kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.“Është arritur një hap i madh përpara, jemi dakorduar për shumicën e çështjeve që kanë të bëjnë me punonjësit e shkollave, ndërsa sot vazhdojnë negociatat tona për të përfunduar plotësisht punën për të cilën jemi zotuar ne si Qeveri nga njëra anë dhe SASHK-u nga ana tjetër”, theksoi Janevska, duke shtuar se qëllimi i Qeverisë është të sigurojë siguri afatgjatë ekonomike për punonjësit e shkollave dhe për këtë arsye parashihet rritje e pagave prej së paku 46 për qind, ndërsa më së shumti deri në 60 për qind deri në vitin 2028, varësisht nga shkalla e inflacionit.
Ministrja potencoi se për herë të parë rritja e pagave lidhet me normën e inflacionit, për të siguruar rritje reale të të ardhurave të punonjësve në arsimin fillor dhe të mesëm.