Gjatë kohës së dixhitalizimit të përshpejtuar të arsimit dhe shoqërisë në përgjithësi, nuk ka nevojë që mësimdhënësit të plotësojnë të njëjtat të dhëna në dy vende të ndryshme. Sollëm Vendim që prej tani e tutje të mos fusin nota përshkruese në librin kryesor, duke pasur parasysh se një herë ato të dhëna jenë shënuar në ditarin elektronik dhe vendimi është mirëpritur nga 24 mijë mësimdhënës, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeje parlamentare në Kuvend.
"Puna administrative do të zhvillohet në formë dixhitale dhe ky është një hap i madh në sistemin arsimor dhe në punën e mësimdhënësve, të cilët në fakt e prisnin nga ne si qeveri e re. Kjo mund të ishte bërë më parë, për të mundësuar të dhënat në mënyrë elektronike të barten nga ditari elektronik, por nuk u bë nga ministrat e mëparshëm", tha Janevska.
Në lidhje me pyetjen se pse ndryshohen rregulloret për angazhimin e asistentëve arsimorë, theksoi se në vend ka mungesë të kuadrit të tillë dhe për këtë arsye zgjerohet normativi me titujt me të cilët personat profesional mund të aplikojnë në konkurse.
"Me ndryshimet në rregullore, për asistent arsimor mund të aplikoj person i cili ka fituar titullin edukator special dhe rehabilitues, pedagog, psikolog, punonjës social, pedagog social dhe rehabilitimi, sociolog, terapist familjar, mësimdhënës i grupit klasor, gjegjësisht person i cili i plotëson kushtet për mësimdhënës të grupit klasor dhe mësimdhënës i lëndës mësimore me arsim të përfunduar dhe të fituar të paktën 240 kredite ose të përfunduar të paktën arsimin e lartë me kohëzgjatje katërvjeçare", informoi Jnevska.
Ministrja theksoi se të gjithë asistentët arsimorë, përpara se të përfshihen në procesin arsimor të nxënësve me vështirësi, do të ndjekin trajnime dhe kurse, të cilat, siç theksoi ajo, nuk ishin të në të kaluarën.