Janevska në promovimin e tekstit të integruar në gjuhën maqedonase "Gjinekologjia dhe Akusheria"

Janevska në promovimin e tekstit të integruar në gjuhën maqedonase "Gjinekologjia dhe Akusheria"

Për  edukim më të mirë të studentëve, përveç profesorëve të mirë, duhet edhe literaturë cilësore. Teksti i parë i integruar në gjuhën maqedonase, "Gjinekologjia dhe Akusheria", është  hap i rëndësishëm drejt avancimit të arsimit të mjeksisë.  Edhe në këtë kohë kur studentët flasin rrjedhshëm së paku një gjuhë të huaj, të mësuarit në gjuhën amtare - maqedonase mundëson përvetësimin më efektiv të njohurive të qëndrueshme, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në promovimin  Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Gjithashtu  theksoi se nuk është e lehtë të bësh një tekst cilësor prandaj  duke i uruar autorët, ju bëri thirrje punonjësve shkencorë dhe profesorëve që të ndjekin shembullin si  investim për arsim më cilësor për studentët tanë.

“E di që për gjinekologët dhe akusherët ardhshëm, teksti  i ri do të jetë një lehtësim i madh”. Ata kanë zgjedhur një profesion fisnik dhe ky  do t`i ndihmojë të përvetësojnë me sukses njohuritë e tyre”, shtoi Janevska.

Accessibility Menu