Janevska mbikqyri rikonstruksionin e Konviktit Studentor „Kuzman Josifovski - Pitu" në Shkup

Janevska mbikqyri rikonstruksionin e Konviktit Studentor „Kuzman Josifovski - Pitu" në Shkup

Faza e parë e rikonstruksionit të Konviktit Studentor "Kuzman Josifovski - Pitu" në Shkup pothuajse ka  përfunduar, janë çmontuar mobiliet dhe zdrukthtaria e vjetër, instalimet elektrike dhe hidraulike, sistemi i ngrohjes e kështu me radhë. Dinamika është në përputhje me marrëveshjen e lidhur, e cila parasheh përfundimin e aktiviteteve brenda një viti e gjysmë. Për këtë ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila mbikqyri  aktivitetet e rikonstruksionit.

“Bëhet fjalë për rikonstruksion  thelluar, gjegjësisht  ky objekt  si gjithë objektet e  tjerat duhet të shndërrohet me efikasitet energjetik, me fasadë të re, dritare, instalime, sanitare, sistem të ri për ngrohje etj, si dhe do të pajisen edhe dhomat për studentët  me nevoja të veçanta”, theksoi  Janevska, duke shtuar se së shpejti pritet që të lëshohen  lejet e nevojshme nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Gazi Babës për të filluar rikonstruksioni i  konviktit të dytë studentor - "Stiv  Naumov" në Autokomandë.

“Për rikonstruksionin  e këtyre dy konvikteve dhe konvikteve të tjera shtetërore për studentë  në Shkup, Prilep, Manastir, Shtip dhe Ohër, është siguruar buxhet prej 25 milionë euro nga Banka Gjermane për Zhvillim dhe Programi Rajonal për Efiçiencë të Energjisë për Ballkanin Perëndimor të  Bashkimit Evropian”, theksoi ministrja.

Objektet do të mbyllen me faza dhe do të renovohen, dhe duke pasur parasysh se tani dhe gjatë viteve  në vijim do të shpallen konkurse për akomodimin e studentëve në objektet shtetërore akomoduese, Janevska theksoi se të rinjtë nuk do të lihen të gjinden, por për cilindo që i plotëson kushtet në bazë të  konkursit, do t`i ofrohet akomodim alternativ në konvikte ku interesi është më i ulët, por edhe në konviktet e nxënësve  ku ekszistojnë  kushte të mira për akomodim dhe qëndrim. Procesi i aplikimit premtoi se do të jetë plotësisht transparent.

Accessibility Menu