Thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

Institucion që bën reklamë: Ministria e Arsimit dhe Shkencës - Shërbimi Pedagogjik

Afati i fundit për aplikim: 28/08/2025

Në bazë të nenit 18 paragrafit (1) dhe nenit 19 paragrafit 16 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 3/25 dhe 74/25) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - Shërbimi Pedagogjik, shpall

 

Thirrje publike

për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

Lënda e thirrjes publike:

I. Dorëzimi i kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj në arsimin fillor, për lëndëн mësimore në vazhdim:

1. Gjuhë frënge (gjuhë e dytë e huaj) për klasën IX të arsimit fillor nëntëvjeçar.

Kërkesa për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj nga pika I. e kësaj Thirrje Publike, mund të paraqitet botues nga një vend tjetër në të cilin është i regjistruar për veprimtari botuese, përmes përfaqësuesit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me më së shumti një tekst shkollor për klasë për një lëndë mësimore të gjuhës së huaj.

II. Kërkesë me dokumentacionin e nevojshëm:

Përfaqësuesi ligjor i botuesit të huaj në Shërbimin Pedagogjik duhet të dorëzojë:

1. Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për secilën klasë individualisht;

2. Emrin e botuesit të huaj dhe përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj;

3. Dëshmi për veprimtarinë botues të regjistruar të përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më i vjetër se tre muaj;

4. Deklaratë nga botuesi i huaj se është i regjistruar për veprimtari botuese, të regjistruar në noter dhe të përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

5. Nëse vendi në të cilin është i regjistruar botuesi i huaj nuk i lëshon dokumentet e specifikuara në këtë thirrje publike, Shërbimi Pedagogjik pranon deklaratë që botuesi i huaj e verifikon tek autoritet kompetent në vendin në të cilin është i regjistruar;

6. Autorizim për përfaqësimin e përfaqësuesit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga botuesi i huaj, i vërtetuar në noter dhe i përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

7. Marrëveshje e lidhur në vendin e botuesit të huaj, ndërmjet përfaqësuesit të autorizuar ligjor dhe botuesit të huaj se teksti shkollor i miratuar do të sigurohet dhe shpërndahet deri në vlefshmërinë e Aktvendimit nga neni 19 paragrafi (10) i Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, të vërtetuar në noter dhe përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

8. Pesë ekzemplarë të tekstit shkollor të gjuhës së huaj, në formë të shtypur dhe një ekzemplarë në formë elektronike, pa materiale shtesë pune. Detyrimet e përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj përcaktohen në nenin 21 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 3/25 dhe 74/25).

III. Afati për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor në gjuhë të huaj:

Afati për dorëzimin e kërkesave për miratimin e teksteve shkollore në gjuhë të huaj është 28.08.2025.

Botuesit e huaj të interesuar dhe përfaqësuesit ligjorë të botuesve të huaj programet mësimore dhe Konceptin për përgatitjen e tekstit shkollor mund t`a shkarkojnë nga ueb-faqja e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit www.bro.gov.mk

Kërkesat të cilat nuk do të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar dhe të cilat në shtojcë nuk kanë dokumentacion të plotë nga pika II. e kësaj Thirrjeje Publike nuk do të shqyrtohen.

Kërkesat për miratimin e tekstit shkollor në gjuhë të huaj të dorëzohen në adresën e mëposhtme: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK Bul. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, Shkup.

Accessibility Menu