Bursa për studime dhe kërkime, doktorature dhe postdoktorale në Zvicër për vitin akademik 2026-2027

Ambasada e Zvicrës në Shkup njofton se Komisioni Federal për Bursa për Studentë të Huaj i Qeverisë Zvicerane do tëndajë  10-15 bursa për studentë nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe nga Kaukazi për vitin akademik 2026-2027. Bursat janë të destinuara për studentë të rinj, të diplomuar me kualifikim të lartë nga të gjitha fushat, me mundësi për të vazhduar studimet e tyre të doktoraturës dhe post-doktoraturës në disa nga universitetet shtetërore ose institucionet e njohura në Zvicër (Universitetet Kantonale Zvicerane, Universitetet e Shkencave të Aplikuara, dy Institutet Federale të Teknologjisë, si dhe katër Institutet Kërkimore).

 

Janë në dispozicion tre lloje bursash:

  • Bursa kërkimore;
  • Bursa doktorature;
  • Bursa postdoktorature.

           

Oferta nuk përfshin bursa për studime universitare dhe të magjistraturës

 

Informacione më të hollësishme për tri llojet e bursave, të vlefshme për studentët maqedonas, mund të gjeni në linkun e Sekretariatit Shtetëror për Arsim, Kërkim dhe Inovacion:

https://www.sbfi.admin.ch/en/swiss/-government-excellence-scholarships.

Nga ky vit, aplikimet duhet të dorëzohen përmes GO ESKAS (grants online ESKAS). Udhëzimet për aplikim mund ti shkarkoni  në linkun vijues : https://www.sbfi.admin.ch/en/swiss/-government-excellence-scholarships-at-a-glance.

Afati i fundit për aplikim është  deri më  10 nëntor të vitit  2025.

Accessibility Menu