Në bazë të nenit 12 paragrafi 2 të Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 21/24, 14/25, 101/2025 dhe 212/2026) dhe nenit 2 të Rregullores për mënyrën e zbatimit të konkursit për ndarjen e bursave për studentët për studimin e gjuhës maqedonase në të tri ciklet e arsimit të lartë („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 13/25), Ministria e arsimit dhe shkencës shpall:
K O N K U R S
PËR NDARJEN E BURSAVE PËR STUDENTËT E PROGRAMEVE STUDIMORE TË GJUHËS MAQEDONASE PËR STUDIME AKADEMIKE TË CIKLIT TË PARË, TË DYTË DHE TË TRETË NË VEND, PËR VITIN AKADEMIK 2026/2027
Për të inkurajuar të diplomuarit
Për ti inkurajuar studentët e diplomuar të regjistrohen në programe studimore të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë për gjuhën maqedonase, Ministria e arsimit dhe shkencës, për vitin akademik 2026/2027, do të ndajë 10 (dhjetë) bursa për studentët e rregullt të regjistruar në programe studimore për studimin e gjuhës maqedonase në studimet e ciklit të parë, 7 (shtatë) bursa për studentët e rregullt të regjistruar në programe studimore për studimin e gjuhës maqedonase në studimet e ciklit të dytë dhe 5 (pesë) bursa për studentët e rregullt të regjistruar në programe studimore për studimin e gjuhës maqedonase në studimet e ciklit të tretë.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDIME TË CIKLIT TË PARË:
Të drejtë për bursë kanë studentët e regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë, të cilët studiojnë në institucione të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet e mëposhtme:
1. Të jenë studentë të rregullt;
2. Të mos kenë përsëritur asnjë vit gjatë studimeve;
3. Të mos jenë përfitues të bursës nga institucione, entitete apo kompani të tjera;
4. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
5. Të kenë arritur sukses veçanërisht të lartë gjatë studimeve, nga viti i parë deri në vitin aktual të regjistruar të studimeve, me notë mesatare së paku 8,00, përkatësisht studentët e regjistruar në programe studimore të gjuhës maqedonase, letërsisë maqedonase dhe letërsive sllave të jugut, si dhe të kenë dhënë së paku 80% të provimeve të parapara për vitet paraprake të studimeve.
II. DOKUMENTET E NEVOJSHME
1. Vërtetim për regjistrimin e rregullt të semestrit dimëror për vitin akademik 2026/2027, i cili përmban edhe të dhënën se kur studenti e ka regjistruar për herë të parë vitin e parë akademik;
2. Vërtetim për numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet paraprake, i lëshuar dhe i vërtetuar nga institucioni i arsimit të lartë.
SHËNIM: VËRTETIMI DUHET TË PËRMBAJË DETYRIMISHT NUMRIN E PROVIMEVE TË PARAPARA DHE NUMRIN E PROVIMEVE TË DHËNA.
3. Deklaratë e kandidatit se nuk është përfitues i ndonjë burse tjetër;
4. Deklaratë e kandidatit se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe se të dhënat janë identike me ato të shënuara në aplikimin elektronik;
5. Deklaratë për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave personale të kandidatit, me të cilën kandidati pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, t'i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet përkatëse me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi;
6. Fotokopje e indeksit (opsionale, nëse studenti posedon një të tillë);
7. Kopje e llogarisë personale të transaksionit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, siguron nga Ministria e Punëve të Brendshme të dhënat që dëshmojnë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kandidatët nuk do të renditen në listën e rangimit nëse dokumentacioni i bashkëngjitur nuk është i plotë.
III. LARTËSIA DHE PERIUDHA E NDARJES SË BURSAVE PËR STUDIME TË CIKLIT TË PARË
Shuma e bursës është 6.050,00 denarë në muaj dhe paguhet për 9 muaj gjatë vitit akademik.
Bursa ndahet për së paku një vit akademik dhe mund të vazhdohet më së shumti për aq vite akademike sa janë të parapara me statutin e institucionit të arsimit të lartë për studimet deridiplomike të ciklit të parë. Pas vitit të parë të shfrytëzimit të bursës, studenti ka të drejtë ta vazhdojë bursën nëse vazhdon t'i plotësojë kushtet e përcaktuara në Konkurs.
Studentët të cilëve do t'u ndahet bursë do ta pranojnë aktvendimin për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga shfrytëzimi i bursës në profilin përmes të cilit kanë parashtruar aplikimin për bursë, në rubrikën „Aplikacionet e mia“ në portalin e-uslugi.mon.gov.mk.
IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT PËR KANDIDATËT E STUDIMEVE TË CIKLIT TË PARË
Aplikimi bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike. Studentët që i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë aplikimin elektronik dhe t'i bashkëngjisin dokumentet përkatëse në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk, më së voni deri më 22.12.2026.
V. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDIME TË CIKLIT TË DYTË
Kandidati që aplikon duhet t'i plotësojë kushtet e mëposhtme:
1. Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë me kohëzgjatje prej tre, përkatësisht katër vjetësh, dhe të ketë arritur notë mesatare 8,00, ose të ketë nostrifikuar diplomën për studime akademike të ciklit të parë të përfunduara jashtë vendit, me notë mesatare ekuivalente prej së paku 8,00.
2. Të jetë regjistruar në studime akademike të ciklit të dytë për gjuhën maqedonase, për herë të parë në vitin e parë, në vitin akademik 2026/2027;
3. Programi studimor në të cilin është regjistruar kandidati të jetë i akredituar dhe të ketë vendim për fillimin e punës;
4. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
5. Të mos jetë përfitues i bursës nga ofrues të tjerë të bursave.
VI. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR KANDIDATËT E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË:
- Diplomë për studime akademike të përfunduara të ciklit të parë dhe vërtetim për suksesin e arritur ose diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të parë të përfunduara jashtë vendit;
- Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2026/2027, duke përfshirë datën e fillimit të semestrit dhe kohëzgjatjen e studimeve në semestra;
- Deklaratë për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave personale të kandidatit.
Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyes gjyqësor i autorizuar përkatës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, siguron nga Ministria e Punëve të Brendshme të dhënat që dëshmojnë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kandidatët nuk do të renditen në listën e rangimit nëse dokumentacioni i bashkëngjitur nuk është i plotë.
VII. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës për studime të ciklit të dytë në vend është 9.000 denarë në muaj, për nëntë (9) muaj gjatë vitit akademik në të cilin janë regjistruar studentët që kanë përfunduar studime akademike të ciklit të parë me kohëzgjatje prej katër vjetësh, përkatësisht për tetëmbëdhjetë (18) muaj për studentët që kanë përfunduar studime akademike të ciklit të parë me kohëzgjatje prej tre vjetësh.
VIII. DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR
1. Kandidati i përzgjedhur, me nënshkrimin e kontratës, merr përsipër detyrimin që t'i kthejë mjetet financiare të ndara nëse nuk e përfundon studimin e magjistraturës brenda pesë vjetëve nga nënshkrimi i kontratës.
IX. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT PËR KANDIDATËT E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË
Aplikimi bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike. Studentët që i plotësojnë kushtet e Konkursit duhet të plotësojnë aplikimin elektronik dhe t'i bashkëngjisin dokumentet përkatëse në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk, më së voni deri më 20.02.2027.
X. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDIME TË CIKLIT TË TRETË
Kandidati që aplikon duhet t'i plotësojë kushtet e mëposhtme:
- Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të dytë dhe të ketë arritur notë mesatare 8,00, ose të ketë nostrifikuar diplomën për studime akademike të ciklit të dytë të përfunduara jashtë vendit, me notë mesatare ekuivalente prej së paku 8,00;
- Të jetë regjistruar në studime akademike të ciklit të tretë për gjuhën maqedonase, për herë të parë në vitin e parë, përkatësisht të ketë regjistruar rregullisht vitin e dytë me së paku dy të tretat e provimeve të parapara të vitit të parë të dhëna, ose të ketë regjistruar rregullisht vitin e tretë, në vitin akademik 2026/2027;
- Të ketë dy rekomandime nga profesorë universitarë;
- Programi studimor në të cilin është regjistruar kandidati të jetë i akredituar dhe të ketë vendim për fillimin e punës;
- Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Të mos jetë përfitues i bursës nga ofrues të tjerë të bursave dhe të mos jetë, përkatësisht të mos ketë qenë, përfitues i bursës për studime të ciklit të tretë në vend nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
XI. DOKUMENTET E NEVOJSHME
- Diplomë për studime akademike të përfunduara të ciklit të parë dhe të dytë dhe vërtetim për suksesin e arritur ose diplomë të nostrifikuar për studime akademike të ciklit të dytë të përfunduara jashtë vendit;
- Vërtetim nga institucioni i arsimit të lartë se kandidati është pranuar për herë të parë në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të tretë, përkatësisht se ka regjistruar rregullisht vitin e dytë me së paku dy të tretat e provimeve të parapara të vitit të parë të dhëna, ose se ka regjistruar rregullisht vitin e tretë, në vitin akademik 2026/2027, duke përfshirë edhe datën e fillimit të semestrit dhe kohëzgjatjen e studimeve në semestra;
- Dy rekomandime nga profesorë universitarë;
- Deklaratë e nënshkruar personalisht nga kandidati se nuk është përfitues i bursës për studime akademike të ciklit të tretë nga ofrues të tjerë të bursave;
- Deklaratë e kandidatit se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe se të dhënat janë identike me ato të shënuara në aplikimin elektronik;
- Deklaratë për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave personale të kandidatit.
Dokumentet e lëshuara nga institucionet e vendeve të tjera duhet të përkthehen në gjuhën maqedonase nga përkthyes gjyqësor i autorizuar përkatës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas detyrës zyrtare, siguron nga Ministria e Punëve të Brendshme të dhënat që dëshmojnë shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kandidatët nuk do të renditen në listën e rangimit nëse dokumentacioni i bashkëngjitur nuk është i plotë.
XII. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës për studime të ciklit të tretë në vend është 18.000 denarë në muaj, për dymbëdhjetë (12) muaj gjatë vitit akademik.
Bursa për vitin e dytë të studimeve vazhdohet nëse kandidati ka dhënë së paku dy të tretat e provimeve të parapara për vitin e parë, përkatësisht bursa për vitin e tretë të studimeve vazhdohet nëse kandidatit i është pranuar teza e doktoratës.
XIII. DETYRIMET E KANDIDATËVE TË PËRZGJEDHUR
Kandidati i përzgjedhur, me nënshkrimin e kontratës, merr përsipër detyrimin që t'i kthejë mjetet financiare të ndara nëse:
- Nuk e përfundon doktoratën brenda gjashtë vjetëve nga nënshkrimi i kontratës, për kandidatët e përzgjedhur që janë regjistruar për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2026/2027;
- Nuk e përfundon doktoratën brenda pesë vjetëve nga nënshkrimi i kontratës, për kandidatët e përzgjedhur që kanë regjistruar rregullisht vitin e dytë, me së paku dy të tretat e provimeve të parapara të vitit të parë të dhëna, në vitin akademik 2026/2027;
- Nuk e përfundon doktoratën brenda tre vjetëve nga nënshkrimi i kontratës, për kandidatët e përzgjedhur që kanë regjistruar rregullisht vitin e tretë në vitin akademik 2026/2027.
XIV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT PËR KANDIDATËT E STUDIMEVE TË CIKLIT TË TRETË
Aplikimi bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike. Studentët që i plotësojnë kushtet e Konkursit duhet të plotësojnë aplikimin elektronik dhe t'i bashkëngjisin dokumentet përkatëse në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk, më së voni deri më 20.02.2027.
XV. PUBLIKIMI I REZULTATEVE
Lista e kandidatëve të cilëve u ndahet bursa do të publikohet në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk.