1570 bursave për nxënësit që regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve në përputhje me programet e arsimit profesional (PARALELE DUALE) për vitin shkollor 2025/ 2026

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20 dhe 302/20 dhe 235/24), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësinë e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Repulikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut) nr.140/25 Aktvendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 1570 (një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) bursave për nxënësit e regjistruar në paralelet e arsimit profesional në të cilat do të realizohet arsimi praktik me numër të shtuar orësh në përputhje me programet e arsimit profesional (PARALELE DUALE) në shkollat publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 Nr. 19-__________/__ të datës __.__.2025, Ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

 

 

KONKURS

për ndarjen e 1570 (njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë) bursave për nxënësit që regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve në përputhje me programet e arsimit profesional (PARALELE DUALE) për vitin shkollor 2025/ 2026

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 1570 (njëmijë e pesëqind e shtatëdhjetë) bursa për nxënësit të cilët regjistrohen në paralelet e arsimit profesional në të cilat mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve të mësimit sipas programeve të arsimit profesional (PARALELE DUALE) nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2025, si vijon:

 

 

- 50 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e pylltarisë – përpunimi i drurit

- 100 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin Kimi – teknologj

- 70 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin hoteleri - turizëm

- 50 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin Tekstil - lëkurë

- 50 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e Trafikut

- 220 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e Makinerisë

- 80 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e Shërbimeve Personale

- 120 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin Bujqësi – Veterinari

- 230 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e shëndetësisë

- 250 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e Elektroteknikës

- 250 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin Ekonomi – juridik dhe tregti

- 20 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin e Grafikës

- 60 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin Ndërtimtarisë – Gjeodezi

- - 20 bursa për nxënësit e paraleleve duale në profesionin gjeologji, xehtari dhe metalurgji

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. Të jenë nxënës të rregullt nga arsimi i mesëm në të cilin mësimi praktik do të realizohet me numër të shtuar të orëve sipas programeve të arsimit profesional në Republikën e Maqedonisë së Veriut (PARALELE DUALE);

2. Të ketë arritur sukses minimal të vazhdueshëm nga 3.00 në arsimin e deritanishëm;

3. Të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;

4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;

5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

.

Kriteri për ndarjen e bursave është suksesi i arritur.

 

II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej 01.10.2025 deri në datën 15.10.2025.

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :

 

1.Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2025/2026; (në vërtetim duhet theksuar se nxënësi vijon mësimet në paralele duale)

2. Dëftesat për vitet e kaluara të arsimit të kryer (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale) 3. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, publikuar në faqen e internetit të ministrisë; 4. Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, publikuar në faqen e internetit të ministrisë; 5. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale, e nënshkruar me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindit kujdestar, publikuar në faqen e internetit të ministrisë;

6. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:

 

- Certifikat të nënshtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse nuk është dorëzuar në /http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Nëse për disa profesione kuota e përcaktuar nuk plotësohet me kandidatë të përshtatshëm, atëherë Komisioni ka të drejtë t`i ndajë kuotat e mbetura për profesione të tjera ku ka pasur interes më të madh të kandidatëve të përshtatshëm, duke i ranguar sipas suksesit. Kështu që, kuotat e lira do t`u ndahen kandidatëve me notë mesatare më të lartë dhe vit më të lartë që nuk kanë hyrë në kuotat e profesionit të tyre..

 

Nëse nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të pranuara ka zbrastësirë gjinore, gjegjësishtë nga numrii përgjithdhëm i kandidatëve të paraqitur, numri i kandidateve femra është më pak se 40%, në pikën përfundimtare, kandidateve femra që i plotësojnë kushtet do t`u jepet pikë shtesë

 

Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën "Të rejat" më së voni deri më datë 01.12.2025 dhe të gjithë kandidatët do të marrin aktvendimet lidhur me statusin e aplikacioneve të dorëzuara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Nxënësit që do të jenë të pakënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë ankimimi pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, procedurë lidhur me marrëdhëniet e punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallën e dytë, i cili dorëzohet përmes përfaqësuesit ligjor nëse nxënësi është i mitur. Përndryshe, ankimi do të konsiderohet i parregullt.

 

 

IV. LARTËSIA E BURSËS

Lartësia e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në periudhë prej nëntë (9) muaj gjatë kohëzgjatjes së vitit shkollor 2025/2026.

Accessibility Menu