Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20, 302/20 dhe 235/24), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësisë së bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 140/25) dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional trevjeçar në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 nr. 19-___________ të datës _________ Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
Konkurs për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (ARSIM TREVJEÇAR)
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënësit të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026.
I.KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtën e bursës e kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim:
1.Të jenë nxënës të rregullt në arsimin e mesëm të cilët realizojnë plane dhe programe mësimore për aftësim profesional dhe arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
2-Të kenë arritur sukses të vazhdueshëm minimum 3.00 në arsimin e deritanishëm;
3-Të mos ketë përsëritur vit gjatë arsimimit të tyre;
4-Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;
5-Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriter për ndarjen e bursave është suksesi arritur.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit plotësojnë aplikacionin elektronik dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 01.10.2025 deri më 15.10.2025.
Dokumentet e nevojshme për bashkangjitjen e aplikacionit janë:
1. Vërtetim se është nxënësi i rregullt në vitin shkollor 2025/2026; (në vërtetim duhet theksuar se nxënësi vijon mësimet me kohëzgjatje të arsimit tre vjeçar);
2. Dëftesat për përfundimin e viteve të më parshme arsimore (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesat nga klasa VI-IX); (të bashkëngeisin dëftesat origjinal) 3.Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër të publikuar në ueb faqen e Ministrisë; 4.Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta të publikuar në ueb faqen e Ministrisë; 5. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale e nënshkruar me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindit-kujdestarit, publikuar në shtojcë të Konkursit;
6. Llogarinë rrjedhëse në emër të nxënësit .
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht do të sigurojë dokumentin në vazhdim:
- Certifikatën e nënshtetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nëqoftëse ka më shumë kandidatë me numrin e njejtë të pikëve, përparësi kanë kandidatët të regjistruar në vitin më të lartë.
Në qoftëse nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të pranuara ekziston zbrastirë gjinore, gjegjësisht nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur, numri i kandidateve femra është më i ulët se 40%, në pikëzimin përfundimtar i kandidateve femra të cilat i plotësojnë kushtet do t`u jepet pikë shtesë.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar nuk është i kompletuar ose nëse nuk është dorëzuar përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën “ Të reja” më së voni deri më 17.11.2025 ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin aktvendimet në lidhje me statusin e aplikacioneve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk .
Nxënësit që do të jenë të pakënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë ankimimi pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, procedurë lidhur me marrëdhëniet e punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallën e dytë, i cili dorëzohet përmes përfaqësuesit ligjor nëse nxënësi është i mitur. Përndryshe, ankimi do të konsiderohet i parregullt.
IV. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës do të jetë 3.500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet për nëntë (9) muaj në vit për kohëzgjatjen e vitit shkollor 2025/2026.