Ministria e Arsimit dhe Shkencës ndau informacion për thirrjen e hapur për aplikim në kuadër të programit Kennedy-Lugar Youth Exchange and Study (YES) Program, i financuar tërësisht nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Programi u mundëson nxënësve të shkollave të mesme nga Maqedonia e Veriut të kalojnë një semestër në SHBA, të ndjekin mësimet në një shkollë të mesme amerikane, të jetojnë në një familje pritëse dhe të zhvillojnë aftësi drejtuese, akademike dhe ndërkulturore.
Më shumë informacione për programin mund të gjeni në https://northmacedonia.americancouncils.org/yes-mk
