Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin shkollor 2026/2027 ndanë 3 (tre) bursa për studime deridiplomike (të rregullta), studime të magjistraturës, doktoratës dhe specializime.
Kandidatët duhet të aplikojnë online dhe të bashkëngjisin dokumentet në vazhdim: Listën e aplikimit (aplikimi bëhet online në www.campuschina.org, numri i agjencisë 8071 formulari i plotësuar dorëzohet edhe në ministri.
Kopje e dokumentit të udhëtimit: Kandidatët duhet të dorëzojnë kopje të skanuar të dokumentit të udhëtimit, vlefshmëria e së cilës nuk duhet të jetë më pak se 12 muaj, duke llogaritur datën e parashikuar të fillimit të studimeve.
- Kopje të dëftesave të viteve të përfunduara të arsimit të mesëm (për studime të rregullta - deridiplomike) të përkthyera në gjuhën angleze ose kineze dhe të vërtetuara në noter,
- Kopje të diplomës për arsimin e lartë të dorëzuar (për studime të magjistraturës dhe doktoratës dhe specializime) të përkthyera në gjuhën angleze ose kineze dhe të vërtetuar në noter,
- Kopje të certifikatës për provimet e dhëna (studime të magjistraturës dhe doktoratës dhe specializime) të përkthyera në gjuhën angleze ose kineze dhe të vërtetuar në noter,
- Vërtetim për njohjen e gjuhës kineze - Certifikatë HSK ose e gjuhës angleze (certifikatë IELTS ose TOEFL) - Aplikantët për programet e gjuhës kineze duhet të parashtrojnë certifikatë të vlefshme HSK në përputhje me kërkesat përkatëse për njohjen e gjuhës kineze. Kandidatët për programe të cilat mësohen në gjuhë të tjera duhet të sigurojnë certifikata përkatëse për njohjen e gjuhës në përputhje me kërkesat e universitetit (certifikatë IELTS ose TOEFL),
- Dokumentet e pranimit. Kandidatët për diploma të magjistraturës dhe doktoratës, si dhe për studime dhe specializime të rregullta, duhet të sigurojnë dokumente për pranimin, lëshuar nga universitetet. Dokumentet për pranimin përfshijnë njoftim të pranimit, letrër me kusht për pranim nga universiteti i përzgjedhur, ftesë nga profesorët.
- Plani i studimit (deri në 200 fjalë për studime të rregullta, deri në 500 fjalë për specializime dhe deri në 800 fjalë për studime të magjistraturës dhe doktoratës),
- Dy rekomandime nga profesorë universitar në gjuhën angleze ose kineze (studime të magjistraturës dhe doktoratës dhe specijalizime),
- Certifikata mjekësore plotësohet në gjuhën angleze dhe duhet t'i përmbajë të gjitha ekzaminimet e listuara, të ketë firmën e mjekut, vulën zyrtare të institucionit shëndetësor dhe foto të bashkangjitur të kandidatit me vlefshmëri prej 6 muaj.
- Kandidatët të cilët aplikojnë për studime në fushën e artit ose dizajnit duhet t’i bashkangjesin veprat e tyre në sistemin Example of Art/Other Supporting Documents. Kandidatët mund t’i dërgojnë materialet edhe drejtpërdrejt në mënyrë tjetër te universitetet.
-Certifikatë për mosgjykim të mos jetë më e vjetër se gjashtë muaj.
Afati i fundit për aplikim është 15.01.2026
Kandidatët që do të aplikojnë online për bursa nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës duhet të dorëzojnë kopje të formularit të aplikimit (pika 1 e dokumenteve të nevojshme) në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më 15.01. 2026.
Informatat më të hollësishme mund të sigurohen edhe në tel.: 02 3140 185 / kontakt personi: Ollga Dukovska-Atov, kontakt personi : Aleksandar Tutnovski, si dhe në ueb faqet : https://www.campuschina.org ose https://en.csc.edu.cn/studyinchina. E-mail konakti : chinaemb_mk@mfa.gov.en
Kandidatët e pranuar do t’i fillojnë studimet nga shtatori i vitit 2026.
Përzgjedhjen e kandidatëve do ta kryejë Ambasada e RPK-së në Shkup.
Dokumentet për shkarkim:
Instructions for Chinese Scolarship