Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studimet deridiplomike në konviktet shtetërore dhe private studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 24 të Ligjit për Standardin Studentor („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 15/13, 120/13, 41/14, 146/15, 30/16, 178/16, 64/18 dhe 20/19, si dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“, nr. 124/19, 248/20, 302/20, 235/24 dhe 111/26), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:

Konkurs për pranimin e studentëve të regjistruar në studimet deridiplomike në konviktet shtetërore dhe private studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2026/2027

         I.1. Gjatë vitit studimor 2026/2027, në konviktet shtetërore dhe private studentore në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të pranohen studentë të rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe atë:

 

Numri rendor

Konvikti studentor

VENDI

Numri i shtretërve për studentët e vitit të I

Numri i shtretërve për studentët e viteve II, III, IV, V dhe VI, si dhe për absolventët

Numri i përgjithshëm i shtretërve

Lloji i konviktit

1

KSHS Shkup (Goce Dellçev)

Shkup

244

972

1216

Lloji 2

2

“Stiv Naumov” – ndërtesat

Shkup

202

812

1014

Lloji 1

3

“Stiv Naumov” -barakat

Shkup

27

111

138

 Lloji 2

4

KSHS Koço Racini

Manastir

77

308

385

Lloji 2

5

KSHS Nikolla Karev (lokacioni: Pushimorja e MPB-së – Ohër)

Ohër

21

81

102

Lloji 2

6

KSHS Vëllezërit Miladinov (lokacioni: ish-konvikti privat studentor “OAZA”)

Shtip

47

189

236

Lloji 2

7

KSHS Tetovë

Tetovë

59

236

295

Lloji 2

8

KPS “Hiljadnikov”

Shtip

12

48

60

Privat

9

KPS “Logos”

Shtip

10

42

52

Privat

 

GJITHSEJ:

 

699

2799

3498

 

I.2. Shpërndarja e numrit të përgjithshëm të vendeve të disponueshme në konvikte bëhet në mënyrën si vijon:
a) Grupi i parë 40% e numrit të përgjithshëm të vendeve të disponueshme në konvikte u dedikohen studentëve, të ardhurat e përgjithshme për anëtar të familjes së të cilëve janë deri në pagën minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe atë për studentët:

-  fëmijë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore,

-  fëmijë me nevoja të veçanta,

-  fëmijë të shfrytëzuesve të ndihmës së përhershme dhe ndihmës sociale në para,

-  fëmijë të prindit vetëushqyes,

-  fëmijë të prindërve të papunësuar, dhe

-  fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste.

 

b) Në grupin e parë përfshihen edhe studentët, të ardhurat e përgjithshme për anëtar të familjes së të cilëve janë mbi pagën minimale neto të përcaktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe atë për studentët:

 

-fëmijë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore,

-fëmijë me nevoja të veçanta,

-fëmijë të prindit vetëushqyes,

-fëmijë të prindërve të papunësuar,

-fëmijë të shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës për shkaqe afariste.


c) Grupi i dytë – 25% e numrit të përgjithshëm të vendeve të disponueshme në konvikte u dedikohen studentëve të cilët kanë arritur sukses veçanërisht të lartë në mësim.


ç) Grupi i tretë – 35% e numrit të përgjithshëm të vendeve të disponueshme në konvikte u dedikohen studentëve të rregullt të regjistruar në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk bëjnë pjesë në grupet nga pikat a), b) dhe c)kësaj pike.

 


I.3 Nga numri i përgjithshëm i vendeve të disponueshme në konviktet studentore, 20% sigurohen për studentët të cilët për herë të parë do të regjistrohen në ciklin e parë në universitetet publike dhe private dhe në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 


II. KUSHTET PËR PRANIM

II.1. Të drejtë pranimi kanë studentët e rregullt, nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët studiojnë jashtë vendbanimit të tyre dhe janë të regjistruar në studimet deridiplomike me kohëzgjatje:

 

-          studentë të rregullt të regjistruar për herë të parë në studimet deridiplomike të ciklit të parë;

-         studentë të rregullt të regjistruar në fakultete që kanë më pak se tetë semestra, të cilët nuk kanë përsëritur vit studimi;

-         studentë të rregullt të regjistruar në fakultete që kanë tetë semestra, të cilët nuk kanë përsëritur më shumë se një vit studimi;

-         studentë të rregullt të regjistruar në fakultete që kanë më shumë se tetë semestra, të cilët nuk kanë përsëritur më shumë se dy vite studimi.



II.2. Të drejtë pranimi në konviktet shtetërore studentore kanë edhe studentët e rregullt të cilët janë të regjistruar në universitetet publike dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe janë përzgjedhur me konkurse, vendime, aktvendime, marrëveshje etj., edhe atë: studentë – bursistë qeveritarë me prejardhje maqedonase, studentë nga jashtë vendit të cilët studiojnë në universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, studentë sipas programit CEEPUS, studentë sipas marrëveshjeve dypalëshe etj.


II.3. 
Nuk kanë të drejtë pranimi studentët:

1.  të cilët kanë shkelur rregulloren e rendit shtëpiak në konvikt dhe për të cilët është shqiptuar masë edukative ndalim i përdorimit të shërbimeve të konviktit, për periudhën e përcaktuar në masën e shqiptuar, dhe të njëjtët nuk aplikojnë në Konkurs për asnjërin nga konviktet.
2. 
regjistruar për herë të dytë si absolventë.
3
. të cilët nuk i kanë shlyer detyrimet për akomodim ndaj konvikteve për më shumë se një muaj dhe të njëjtët nuk aplikojnë në Konkurs për asnjërin nga konviktet.
4.
regjistruar në studimet pasdiplomike.

II.4Studentëve, për të cilët Komisioni për pranimin do të konstatojë keqpërdorim të shtratit të fituar, i njëjti do t’u merret dhe do t’i caktohet studentit nga lista e pritjes për konviktin përkatës.

II.5. Nëse studenti nuk zgjedh një konvikt alternativ, i cili do t’i ofrohet në momentin e plotësimit të aplikacionit në sistemin elektronik (përkatësisht zgjedh opsionin „Nuk dëshiroj konvikt alternativ“), kjo nënkupton se heq dorë nga akomodimi në konvikt studentor, nëse nuk renditet në konviktin fillestar për të cilin ka aplikuar.

III. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Studentët të cilët aplikojnë në konkurs duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik dhe të bashkangjesin dokumentacionin përkatës në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk. Studentët mund të konkurrojnë për pranim vetëm në një konvikt studentor. Afati për aplikimin e studentëve nga viti i dytë dhe vitet më të larta fillon më 15.07.2026 dhe zgjat deri më 31.07.2026. Afati për aplikimin e studentëve të vitit të parë fillon më 14.09.2026 dhe zgjat deri më 20.09.2026. Nëse pas publikimit të listave përfundimtare me studentët e pranuar sipas konvikteve mbeten kapacitete të paplotësuara akomoduese në ndonjë konvikt, aplikimi do të vazhdojë deri në plotësimin e tyre, më së voni deri më 30.11.2026.

IV. DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM PËR AKOMODIM
IV.1. 
DOKUMENTET E NEVOJSHME

Studentët të cilët aplikojnë në konkurs duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik dhe të bashkangjesin dokumentacionin përkatës në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk edhe atë

1. Vërtetim i rregullsisë gjatë studimeve;

2. Certifikatë me numrin e provimeve (të planifikuara dhe) të dhëna nga vitet e mëparshme, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë;

3. Formular i çertifikuar “CPPDH” (formular i MASH-it i cili plotëson dhe vërteton fakultetin).

4. Studentët që regjistrohen për herë të parë në vitin e parë, është e nevojshme të bashkëngjisin kopje të diplomës për përfundimin e shkollës së mesme dhe vërtetim për regjistrimin në studime të rregullta (ose dokument tjetër me të cilat dëshmon se janë pranuar në fakultet).

5. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit, përkatësisht të familjes së tij të ngushtë.

6. Kandidatët-studentë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore (të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për Punë Sociale, vërtetim nga institucioni ku janë të strehuar ose dokumentacion tjetër përkatës me të cilin dëshmohet se janë fëmijë pa prindër) dhe studentët të cilët janë kategorizuar si persona me nevoja të veçanta (të kenë gjetje dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillimin fizik ose psikik dhe nevojat specifike, të lëshuar nga institucioni kompetent) me të cilin dëshmohet statusi i tyre.

7. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër dhe motra), me të cilën kandidati pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës sipas detyrës zyrtare, t'i sigurojnë dokumentet e nevojshme nga institucionet me të cilat ka marrëveshje bashkëpunimi. (Deklarate-personale)

8. Deklaratë për identitetin e të dhënave.

9. Deklaratë nga prindi/kujdestari për mbulimin e plotë të shpenzimeve të akomodimit dhe ushqimit në konvikt.

10. Vërtetime për pagën e realizuar të anëtarëve të punësuar të familjes për muajin qershor 2026 ose nëse për këtë muaj nuk është paguar paga, të dorëzohet vërtetim për pagën e fundit të paguar (për prindërit-kujdestarët e punësuar në institucione shtetërore dhe publike, të dorëzohet vërtetim i pagës i regjistruar nga organi kompetent, ndërsa për prindërit-kujdestarët e punësuar në kompani private të dorëzohet vërtetim i pagës si dhe deklaratë e vulosur për pranimin e pagës); për anëtarët e pensionuar të familjes duhet të dorëzohet dokument për lartësin e pensionit - çeku; për prindërit e divorcuar të dorëzohet dëshmi e divorcit dhe nëse kandidati merr alimentacion, e njejta duhet të paraqitet si e ardhur mujore, për përfituesit e ndihmës sociale duhet të bashkëngjitet Aktvendimi ose çeku i fundit, në rast invaliditeti duhet të bashkëngjitet vërtetim mjekësor, ndërsa për anëtarët e familjes së ngushtë (vëllezër/motra të kandidatit) të cilët janë nxënës/studentë, të bashkëngjitet vërtetim nga shkolla, përkatësisht fakulteti ose institucioni tjetër.

11. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit, do t'i sigurojë me detyrë zyrtare dokumentet e mëposhtme:

- Certifikat nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për të ardhurat e realizuara gjatë vitit të kaluar nga burime të ndryshme (të ardhura nga veprimtari të pavarur, të ardhura për kryerjen e veprimtarisë bujqësore, të ardhura nga prona dhe të drejtat pronësore, të ardhura kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojërat shpërblyese, si dhe të ardhura të tjera), për secilin prind/kujdestar veçmas dhe për vetë kandidatin.

- Vërtetim nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila dëshmon se anëtarët e papunë të familjes së ngushtë janë të papunë dhe nëse marrin ose nuk marrin kompensim në para.

- Certifikatë e lindjes për vëlla/motër nën moshën 6 vjeç, si dhe certifikatë e vdekjes për prindin e ndjerë, nga Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amzë.

- Certifikatë e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kandidatët me dokumentacionin e pakompletuar nuk do të përfshihen në renditje.


IV.2. MËNYRA E APLIKIMIT ELEKTRONIK

Studentët të cilët aplikojnë në këtë konkurs duhet të plotësojnë aplikimin elektronik dhe të bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Kandidatët-studentë pa prindër dhe pa përkujdesje prindërore, dhe studentët me nevoja të veçanta, duhet të bashkëngjesin dokumentet me numër rendor 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9.

Dokumentet e lartpërmendura bashkëngjesin në mënyrë elektronike në periudhën nga 15.07.2026 deri më 31.07.2026, ndërsa studentët e vitit të parë i ngarkojnë dokumentet në periudhën nga 14.09.2026 deri më 20.09.2026.

Kandidatët me dokumentacionin e pakompletuar nuk do të përfshihen në renditje.

V. MËNYRA DHE PROCEDURA E PRANIMIT TË STUDENTËVE

V.1. Mënyra dhe procedura e pranimit të studentëve në konviktet studentore dhe kapacitetet e tjera të akomodimit, si dhe kushtet e akomodimitt dhe ushqimit, rregullohen në përputhje me Ligjin për Standardin Studentor dhe Rregulloren për mënyrën e pranimit të studentëve në konviktet shtetërore studentore. Në përputhje me rregulloren për pranimin e studentëve, suksesi në arsimin e mesëm, suksesi gjatë studimeve, rregullsia në studime dhe gjendja familjare-materiale e studentëve janë elementet kryesore për renditjen dhe pranimin e studentëve në konviktet studentore.

V.2. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të dytë dhe viteve më të larta do të publikohet në tabelat e shpalljeve të konvikteve studentore ku studenti ka aplikuar dhe në ueb-faqen e Ministrisë, më së voni deri më 14.09.2026. Kundërshtesat lidhur me rezultatet dorëzohen në vetë konviktin ku studenti ka aplikuar, brenda 10 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve.

V.3. Lista përfundimtare për pranimin e studentëve të vitit të parë do të publikohet më së voni deri më 30.09.2026 në tabelat e shpalljeve të konviktit studentor ku studenti ka aplikuar dhe në ueb-faqen e Ministrisë. Kundërshtesat lidhur me rezultatet dorëzohen në vetë konviktin ku studenti ka aplikuar, brenda 10 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve.

V.4. Nëse numri i studentëve që i plotësojnë kushtet sipas grupeve të përcaktuara në kapitullin I.2 të këtij Konkursi është më i vogël se numri i paraparë i shtretërve, vendet e lira do të plotësohen sipas renditjes me studentë që i plotësojnë kushtet nga grupet e tjera.

V.5. Nëse sigurohen kushte të përshtatshme, vendet e lira në konviktet studentore mund të plotësohen edhe me nxënës, në përputhje me kushtet e Konkursit për pranimin e nxënësve në konviktet publike të nxënësve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2026/2027. 

VI. AFATET E AKOMODIMIT

Studenti hyn në konvikt studentor duke filluar nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes me konviktin në të cilin është pranuar, por jo më vonë se 10 ditë nga lista përfundimtare e publikuar.

VII. LLOJET E KONVIKTEVE DHE PJESËMARRJA

Lloji 1 – konvikt me efikasitet energjetik: konvikt i cili i përmbush normat dhe standardet e nenit 12, paragrafit (3) të Ligjit për Standardet Studentore, i cili është rikonstruktuar dhe përmbush kërkesat minimale për efikasitet energjetik nga Rregullorja për Karakteristikat Energjetike të Ndërtesave.

Lloji 2 – konvikt studentor ekzistues: konvikt i cili i përmbush normat dhe standardet e nenit 12, paragrafit (3) të Ligjit për Standardet Studentore, në përputhje me Rregulloren për normat dhe standardet për pajisjet, hapësirën dhe stafin në konvikte studentore.

Ministria për studentët të cilët janë të vendosur në konvikt shtetëror të Llojit 1 merr pjesë në çmimin e akomodimit dhe ushqimit deri në 40% (4400 denarë) të çmimit të përcaktuar, që është 11000 denarë, dhe diferencën në çmimin total e paguan studenti (6600 denarë), ndërsa për studentët që janë të vendosur në konvikt shtetëror studentoreLlojit 2, Ministria merr pjesë në çmimin e akomodimit dhe ushqimit deri në 50% (3410 denarë) të çmimit të përcaktuar prej 6820 denarë.

Ministria për studentët të cilët janë të vendosur në konvikt privat, me të cilin ka lidhur marrëveshje për akomodimin e studentëve, Ministria merr pjesë në çmimin e akomodimit dhe ushqimit deri në 50% (3410 denarë) të çmimit të përcaktuar prej 6820 denarë.

 

Accessibility Menu