Konkurs për pranimin e nxënësve në konviktet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Duke u bazuar në nenin 27 të Ligjit për standardin e nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/2005, 117/2008, 17/2011, 135/2011, 15/2013, 41/2014, 146/2015, 30/2016, 64/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 20/2019, 248/2020, 302/2020 dhe 235/24), Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet publike të nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 55/10, 49/11, 50/15, 59/16 dhe 41/17) dhe Rregulloren për mënyrën e realizimit të së drejtës për akomodim në konvikt për nxënësit e Akademisë së Sportit nr. 20-6066/1 nga data 22.03.2016 dhe Rregulloren për mënyrën e realizimit të së drejtës për akomodim në konvikt për nxënësit e Gjimnazit Matematikë – Informatikë nr. 13-3914/1 datës 13.03.2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpallë

 

Konkurs

për pranimin e nxënësve në konviktet publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2026/2027

 

Në vitin shkollor 2026/2027, në konviktet publike do të pranohen për akomodim dhe ushqim nxënës të arsimit të mesëm, dhe atë:

KONVIKTI I NXËNËSVE

KOMUNA

Numri total i shtretërve

“Mirka Ginova”

Manastir

292

“Llazar Llazarevski”

Veles

221

“Branko Stanoeviq

Gostivar

250

“Krste P. Misirkov”

Kavadar

90

“Prof. Mijallkoviq”

Kumanovë

120

“Boro Menkov”

Kriva Pallanka

60

“Shën Naumi i Ohrit

Makedonski brod

50

“Vanço Pitosheski”

Ohër

125

“Koço Racin”

Sveti Nikollë

106

“Dimitar Vllahov”

Strumicë

96

“Vëllezërit Milladinov”

Strugë

120

“Zdravko Cvetkovski”

Shkup

400

“Dr. Pançe Karagjozov”

Shkup

78

“Shën Naumi i Ohrit

Shkup

36

“Dimitar Vllahov”

Shkup

80

“Partenie Zograf”

Shkup

190

“Iskra”

Shtip

80 (64 m. dhe 16 f.)

 

 

I. KUSHTET PËR PRANIM

drejtë për pranimin në konviktet publike kanë nxënësit, që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Të jenë të regjistruar, si nxënës të rregullt në arsimin e mesëm për vitin shkollor 2026/2027;

2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3. Të jenë të regjistruar në plan dhe programe mësimore, që nuk ofrohen në komunën/rajonin, gjegjësisht në qytetin e Shkupit, ku nxënësi ka vendbanim të përhershëm;

4. Shkolla, ku është regjistruar nxënësi të jetë të paktën 25 kilometra larg vendbanimit të përhershëm dhe të ketë transport publik të organizuar;

5. Shkolla, ku është regjistruar nxënësi të jetë të paktën 10 kilometra larg vendbanimit të përhershëm dhe të mos ketë transport publik të organizuar.

I. 1. drejtë për pranimin në konviktet publike kanë nxënësit e regjistruar në Akademinë e Sportit, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Të jenë të regjistruar, si nxënës të rregullt në Akademinë e Sportit për vitin shkollor 2026/2027;

2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3. Të kenë vendbanim të ndryshëm nga vendndodhja e Akademisë së Sportit dhe nëse në komunën/rajonin, ku nxënësi banon nuk realizohet plani mësimor për sportin, për të cilin nxënësi është i regjistruar.

Nxënësit që kanë vendbanim të ndryshëm nga vendndodhja e Akademisë së Sportit dhe nëse në vendbanimin e tyre realizohet plani mësimor për sportin për të cilin janë regjistruar, mund të konkurrojnë nëse:

- ka nevojë për stërvitje për sportin e zgjedhur, për çka dorëzon vërtetim nga Akademia e Sportit, ku është regjistruar;

nxënësi është anëtar i përfaqësueses kombëtare në sportin e zgjedhur, për çka dorëzon vërtetim nga përfaqësuesja kombëtare ku është anëtar, dhe/ose

- prindi, ose kujdestari gjatë shkollimit të nxënësit ka ndryshuar vendbanimin, gjegjësisht vendqëndrimin e tij, për çka dorëzon dëshmi përkatëse nga organi kompetent i administratës.

I. 2. drejtë për pranimin në konviktet publike kanë nxënësit e regjistruar në Gjimnazin Matematikë-Informatikë, të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në Gjimnazin Matematikë-Informatikë për vitin shkollor 2026/2027;

2. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3.jenë me vendbanim të ndryshëm nga vendndodhja e Gjimnazit Matematikë-Informatikë.

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

Nxënësit që paraqiten në Konkurs duhet të plotësojnë fletëparaqitjen elektronike të vendosur në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk dhe të bashkangjesin dokumentet e nevojshme në ministri përmes konviktit të nxënësve.

Afati për aplikim për nxënësit e regjistruar në vitin I, II, III dhe IV fillon nga data 25.06.2026 dhe zgjatë deri më 10.07.2026.

Pas publikimit të listave me nxënës të renditur sipas konvikteve, nxënësit kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 3 ditësh, e cila dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Nëse mbeten kapacitete të paplotësuara për akomodim në ndonjë konvikt të caktuar, aplikimi do të jetë aktiv nga data 28.07.2026, derisa ka vende të lira, për çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë vazhdimisht në faqen e saj zyrtare, lista të nxënësve të pranuar sipas konvikteve.

III. DOKUMENTET E NEVOJSHME

1. Kërkesë për akomodim në konvikt;

2. Vërtetim nga shkolla e mesme, se është nxënës i rregullt / Vërtetim se nxënësi është pranuar në vitin I;

3. Kopje të dëftesave për arsimin e përfunduar nga vitet e mëparshme shkollore (nxënësit që regjistrohen për herë të parë në arsimin e mesëm të detyrueshëm dorëzojnë kopje të dëftesave nga klasa VI, VII, VIII dhe IX);

4. Deklaratë nga prindi/kujdestari i nxënësit për numrin e anëtarëve në familje;

5. Vërtetime për të gjitha të ardhurat e realizuara të anëtarëve të familjes (vërtetim për pagën mujore neto të fundit, kuponi i fundit i pensionit, ose aktvendim për realizimin e të drejtës për shfrztëzimin e ndihmës sociale), certifikatë vdekjeje për prindin e ndjerë; nëse prindërit janë të papunë, të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia për Punësim; vërtetim për vëlla/motër (nëse është nxënës/student dorëzohet vërtetim nga shkolla/fakulteti, nëse janë të punësuar dorëzohet vërtetim nga Agjencia për Punësim nga komuna përkatëse, për moshën parashkollore dorëzohet kopje e certifikatës së lindjes);

6. Vërtetim mjekësor nga mjeku amë për gjendjen shëndetësore të nxënësit;

7. Deklaratë nga prindi/kujdestari i nxënësit, se në tërësi do t’i mbulojë shpenzimet për dëmet eventuale të shkaktuara nga nxënësi dhe

8. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zyrtarisht siguron të dhëna për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Dokumentet e nevojshme – formularët për pjesëmarrje në Konkurs, kandidatët mund t’i marrin në konviktet publike dhe në faqen zyrtare www.mon.gov.mk, ku është publikuar Konkursi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zyrtarisht siguron të dhëna për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

IV. MËNYRA DHE PROCEDURA E PRANIMIT

Mënyra dhe procedura për pranimin e nxënësve në konviktet publike, si dhe kushtet për akomodim dhe ushqim, rregullohen sipas Ligjit për standardin e nxënësve dhe Rregullores për mënyrën dhe procedurën e pranimit të nxënësve në konviktet shtetërore për nxënës.

Komisioni nga neni 10, paragrafi 2 i rregulloreve të lartëpërmendura është i obliguar:

- të kontrollojë dokumentacionin e parashtruar;

të vërtetojë listën e nxënësve të pranuar në konvikte;

të shqyrtojë kundërshtesat;

të vërtetojë listën përfundimtare të nxënësve të pranuar në konvikte;

të vërtetojë, nëse planet dhe programet mësimore për të cilat është regjistruar nxënësi-kandidati mësohen në komunat, përkatësisht rajonin nga, i cili vjen nxënësi-kandidati (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore);

të përpilojë listë renditjeje të kandidatëve të paraqitur me pikët e llogaritura saktë (me përjashtim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore), ku numri maksimal i pikëve është 100, nga të cilat kandidati mund të marrë maksimum 40 pikë për suksesin e arritur të përgjithshëm të shënuar në dëftesat e viteve shkollore të mëparshme (për nxënësit e vitit I merret suksesi i arritur nga klasat VI, VII, VIII dhe IX), deri në 25 pikë për largësinë nga vendbanimi deri te vendi i shkollimit, deri në 10 pikë për sjelljen shembullore të kandidatit në vitet shkollore të mëparshme dhe deri në 25 pikë për të ardhurat totale të realizuara nga familja e ngushtë e kandidatit (paga mujore neto e fundit, pensioni, ose ndihma sociale e prindërve/kujdestarëve të kandidatit dhe të ngjashme, në krahasim me pagën mesatare neto mujore për punonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre muajt e fundit, e përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikave);

- të përpilojë dhe dorëzojë tek ministri listën përfundimtare të nxënësve të pranuar.

Listat fillestare të nxënësve të pranuar do të publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si dhe në tabelën e njoftimeve të konviktit, më së voni deri më 27.07.2026.

Nxënësit, që do të pranohen për akomodim dhe ushqim në konvikt, vetë do të mbulojnë shpenzimet për transportin prej-deri te vendbanimi i përhershëm.

Nëse vendet e parashikuara për vitin II, III ose IV nuk plotësohen me nxënës nga viti përkatës, të njëjtat mund të plotësohen me nxënës nga viti i I, nëse ata i përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe anasjelltas, nëse vendet e parashikuara për vitin e I nuk plotësohen me nxënës, të njëjtat mund të plotësohen me nxënësit nga viti II, III, ose IV, nëse ata i përmbushin kushtet e këtij konkursi.

Nëse kapacitetet e lira në konviktet publike nuk plotësohen dhe për arsye ekonomike, konkursi mbetet i hapur për të plotësuar vendet e lira me studentë, në përputhje me Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e pranimit të studentëve në konviktet shtetërore për studentë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 89/13 dhe 98/13).

Akomodimi i nxënësve të pranuar në konvikte do të fillojë nga data 28 deri më 31 gusht 2026.

Nëse nxënësi i pranuar tërhiqet nga akomodimi në konvikt, vendi i lirë do të plotësohet nga nxënësi i radhës nga lista përfundimtare.

Nxënësi i pranuar nuk mund t’ia japë vendin në konvikt një nxënësi tjetër.

Dokumentet e nevojshme:

- Kërkesë

- Deklaratë për numrin e anëtarëve të familjes

- Deklaratë për mbulimin e shpenzimeve

- Deklaratë për pajtueshmëri

 

Accessibility Menu