Konkurs për rimbursimin e mjeteve financiare për instrumentin muzikor të blerë për vitin shkollor/akademik 2026/2027

Ministria e arsimit dhe shkencës Ministria e arsimit dhe shkencës

Në bazë të nenit 3 të Ligjit për Mbështetjen e të Rinjve gjatë Blerjes së Instrumenteve Muzikore („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 113/18), Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall:

Konkurs

për rimbursimin e mjeteve financiare për instrumentin muzikor të blerë për vitin shkollor/akademik 2026/2027

 

Ministria kryen rimbursimin e një pjese të mjeteve financiare të paguara për instrumentin muzikor të blerë, në masën prej 75% të shumës së paguar, por jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për 25 instrumente muzikore të blera nga nxënësit e rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore, në të cilat realizohen plane dhe programe mësimore në fushën e artit muzikor, gjithashtu, Ministria kryen rimbursimin në masën prej 75% të shumës së paguar, por jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për 25 instrumente muzikore të blera nga studentët e rregullt të regjistruar në institucionet e arsimit të lartë shtetëror, në të cilat realizohen programe studimore në fushën e muzikës. 

I. INFORMACIONE QË U PËRKASIN NXËNËSVE TË RREGULLT TË REGJISTRUAR NË SHKOLLAT E MESME SHTETËRORE, NË TË CILAT REALIZOHEN PLANE DHE PROGRAME MËSIMORE NË FUSHËN E ARTIT MUZIKOR

Të drejtën e rimbursimit të mjeteve financiare e fitojnë nxënësit që i plotësojnë kushtet në vazhdim: 

1. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

2. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në vitin e katërt në shkollat e mesme shtetërore, në të cilat realizohen plane dhe programe mësimore në fushën e artit muzikor,

3. Të kenë arritur së paku sukses shumë të mirë në vitin e parë, të dytë dhe të tretë të arsimit të mesëm,

4. Të kenë notën shkëlqyeshëm (5.00) në lëndën mësimore të instrumentit për të cilin aplikojnë për rimbursim, në vitin e parë, të dytë dhe të tretë të arsimit të mesëm,

5. Të kenë fituar së paku një çmim në një garë muzikore ose të kenë mbajtur një performancë  publike (koncert solo, recital, gjysmë-recital ose performancë solistike me ansambël), gjatë vitit shkollor aktual ose në dy vitet e mëparshme shkollore,

6. Të ardhurat e përgjithshme  mujore të prindërve – kujdestarëve të nxënësit të jenë më të ulëta se katër pagat mesatare neto të paguara për punonjës gjatë tre muajve të fundit, të përcaktuara nga Enti Shtetëror i Statistikave..

Dokumentet e nevojshme: 

1. Certifikata e shtetësisë;

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt, i regjistruar në vitin e katërt në shkollë të mesme shtetërore, në të cilën realizohen plane dhe programe mësimore në fushën e artit muzikor;

3. Dëftesat për vitet paraprake të arsimit të mesëm;

4. Deklaratë për gjendjen familjare të nxënësit (formulari i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitur Konkursit);

5. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të nxënësit dhe të prindërve – kujdestarëve të tij, me të cilën ata japin pëlqimin që Ministria, sipas detyrës zyrtare, t'i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet përkatëse me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi (terku i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitur Konkursit);

6. Për nxënësit, prindërit e të cilëve janë të divorcuar, duhet të dorëzohet dëshmi për shkurorëzimin dhe, nëse kandidati përfiton alimentacion, kjo shumë duhet të paraqitet si e ardhur mujore ;

7. Vërtetime për pagën e realizuar të prindërve – kujdestarëve për muajin e fundit para publikimit të Konkursit ose, nëse paga për këtë muaj nuk është paguar, duhet të dorëzohet vërtetim për pagën e fundit të paguar (për prindërit – kujdestarët e punësuar në institucionet shtetërore dhe publike duhet të dorëzohet vërtetim për pagën, i vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit – kujdestarët e punësuar në kompani private duhet të dorëzohet vërtetim për pagën, si dhe deklaratë e vërtetuar për pranimin e pagës.)

8. Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për të ardhurat e realizuara mbi baza të ndryshme gjatë vitit paraprak (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë bujqësore, të ardhura nga pasuria dhe të drejtat pasurore, të ardhura nga kapitali, fitimet kapitale, fitimet nga lojërat e fatit dhe lojërat e tjera shpërblyese, si dhe të ardhura të tjera), për nxënësin dhe prindërit – kujdestarët e tij;

9. Për prindërit – kujdestarët në pension, duhet të dorëzohet dokumenti që dëshmon shumën e pensionit (fletëpagesa e pensionit);

10. Për përfituesit e ndihmës sociale, duhet të dorëzohet Aktvendimi i fundit ose fletëpagesa e fundit;

11. Vërtetim se janë të papunë ose se përfitojnë/nuk përfitojnë kompensim në të holla, për secilin nga dy prindërit – kujdestarët e kandidatit veçmas, i lëshuar nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

dhe

12. Çmimet e fituara në garat muzikore dhe dëshmitë për paraqitjet publike, të cilat dorëzohen në origjinal ose në kopje të vërtetuar te noteri.

Informacione shtesë:

Ministri i Arsimit dhe Shkencës formon komision për shqyrtimin e kërkesave të pranuara nga nxënësit dhe për përcaktimin e përmbushjes së kushteve të përcaktuara me këtë ligj, komisioni përbëhet nga tre anëtarë nga radhët e Ministrisë, dy anëtarë nga radhët e mësimdhënësve të shkollave të mesme shtetërore, në të cilat realizohen plane dhe programe mësimore në fushën e artit muzikor, si dhe dy anëtarë nga radhët e ekspertëve të shquar të fushës së artit muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike. Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë fletëparaqitjen elektronik të aplikimit dhe të bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në ueb-faqen në vijim: http://e-uslugi.mon.gov.mk .

Për informacione më të hollësishme lidhur me kushtet dhe kriteret, mund t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përmes kontaktimit të Ajten Iljazit në adresën e postës elektronike: ajten.iljazi@mon.gov.mk.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 60 ditë nga data e publikimit të konkursit, përkatësisht deri më 6 janar 2027

 

II. INFORMACIONE QË I REFEROHEN STUDENTËVE TË RREGULLT TË REGJISTRUAR NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË KU REALIZOHEN PROGRAME STUDIMORE NGA FUSHA E MUZIKËS

Të drejtën për rimbursimin e mjeteve e fitojnë studentët që i plotësojnë kushtet e mëposhtme:

1. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

2. Të jenë studentë të rregullt me semestër të verifikuar në vitin e dytë, të tretë ose të katërt të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë ku realizohen programe studimore nga fusha e muzikës;

3. Të mos kenë përfituar më parë mjete financiare nga Ministria për blerjen e një instrumenti muzikor;

4. Të kenë arritur notë mesatare prej së paku tetë (8,00) gjatë viteve paraprake të studimeve;

5. Të kenë notën dhjetë (10,00) në lëndën kryesore, ndërsa studentët e regjistruar në programin studimor Teori e muzikës dhe pedagogji duhet të kenë notën dhjetë (10,00) në lëndën e pianos;

6. Të kenë fituar së paku një çmim në një garë ose konkurs muzikor, ose të kenë marrë pjesë së paku në një paraqitje publike (koncert individual, recital, gjysmërecital ose paraqitje solistike me ansambël); dhe

7. Të ardhurat totale mujore të prindërve – kujdestarëve të studentit duhet të jenë më të ulëta se shuma e katër pagave mesatare neto të paguara për një të punësuar gjatë tre muajve të fundit, të përcaktuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

Dokumentet e nevojshme:

1. Vërtetim për shtetësinë;

2. Vërtetim se është student i rregullt, i regjistruar në vitin e dytë, të tretë ose të katërt në institucionet publike të arsimit të lartë, ku realizohen programe studimore në fushën e muzikës;

3. Vërtetim me numrin e provimeve të parapara dhe të dhëna nga vitet paraprake të studimeve, si dhe formulari i certifikuar „UPPI“;

4. Deklaratë për gjendjen familjare të studentit (formulari i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitur Konkursit);

5. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të studentit dhe të prindërve – kujdestarëve të tij, me të cilën japin pëlqimin që Ministria, sipas detyrës zyrtare, t'i sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet përkatëse me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi (formulari i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bashkëngjitur Konkursit);

6. Për studentët me prindër të shkurorëzuar dorëzohet dëshmi për shkurorëzimin dhe, nëse studenti pranon alimentacion, ai duhet të paraqitet si e ardhur mujore;

7. Vërtetime për pagën e realizuar nga prindërit – kujdestarët e tij për muajin e fundit para publikimit të Konkursit ose, nëse paga për këtë muaj nuk është paguar, të dorëzohet vërtetim për pagën e fundit të paguar (për prindërit/kujdestarët e punësuar në institucionet shtetërore dhe publike duhet të dorëzohet vërtetim për pagën, i certifikuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit/kujdestarët e punësuar në kompani private duhet të dorëzohet vërtetim për pagën, si dhe deklaratë e certifikuar për pranimin e pagës).

8. Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për të ardhurat e realizuara mbi baza të ndryshme gjatë vitit paraprak (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë bujqësore, të ardhura nga prona dhe të drejtat pronësore, të ardhura nga kapitali, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojërat e tjera shpërblyese, të ardhura të tjera), për studentin dhe prindërit – kujdestarët e tij;

9. Për prindërit – kujdestarët pensionistë dorëzohet dokument për lartësinë e pensionit – çeku i pensionit;

10. Për përfituesit e ndihmës sociale, duhet të dorëzohet aktvendimi i fundit ose fletëpagesa e fundit

11. Vërtetim nga agjencia e punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut se të dy prindërit/kujdestarët e kandidatit, secili veçmas, janë të papunë ose nëse marrin/nuk marrin kompensim në para;

12. Çmime nga konkurset muzikore dhe dëshmi për paraqitjet publike, të cilat dorëzohen si dëshmi në origjinal ose në kopje të vërtetuar në noter.

Informacione shtesë:

Ministri formon komision për shqyrtimin e kërkesave të pranuara nga studentët dhe përcaktimin e përmbushjes së kushteve të përcaktuara me këtë ligj. Komisioni përbëhet nga tre anëtarë nga Ministria, dy anëtarë nga radhët e profesorëve të institucioneve publike të arsimit të lartë ku realizohen programe studimore në fushën e muzikës dhe dy anëtarë nga radhët e ekspertëve të shquar të fushës së artit muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Aplikimi kryhet  në mënyrë elektronike.Studentët që i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë formularin elektronik të aplikimit dhe ta bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në web-faqen në vijim: http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Për informacione më të hollësishme lidhur me kushtet dhe kriteret, mund t'i drejtoheni Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përmes Ajten Iljazit, në adresën e e-mailit: ajten.iljazi@mon.gov.mk.

Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është 60 ditë nga dita e publikimit të Konkursit, përkatësisht deri më 6 janar 2027.

DEKLARATË PËR PËRDORIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

DEKLARATA PËR GJENDJEN FAMILJARE

Formulari: CPPDH

Accessibility Menu