Në përputhje me nenin 42 të Ligjit për Arsimin e Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016,127/2016, 67/2017 dhe 64/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/2020, 78/25, 132/25, 250/25), Ligjit për Arsim Profesional dhe Trajnim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25 dhe 74/25), Ligjit për Akademinë Sportive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 115/2014, 129/2015, 146/2015, 30/2016 dhe 142/2016 dhe 64/2018) dhe Ligjit për Gjimnazin Matematikë - Informatikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 64/2018), Ligjit për Shkollën e Mesme Policore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 258/25 dhe 79/26), Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën ndryshimin dhe plotësimin e Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2026/2027 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pjesën e numrit të nxënësve, edhe atë:
1. Nën numrin rendor 7. “SHKOLLA SHTETËRORE E MUZIKËS NË MANASTIR, fjalët: „Në vitin e parë do të regjistrohen 68 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsim artistik- arti muzikor - 68 nxënës, 2 paralele
- muzikant interpretues maq. 34 nx. 1 par. 4 k.zgj. 60 pikë minimum
- muzikant teoricien maq. 34 nx. 1 par. 4 k.zgj 60 pikë minimum”, zëvendësohen me fjalët:” Në vitin e parë do të regjistrohen 34 nxënës në 1 paralele me mësim në gjuhën maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsim artistik - arti muzikor - 34 nxënës, 1 paralele
- muzikant interpretues/muzikant teoricien/valltar-këngëtar tradicional maq. 34 nx. 1 par. 4 k.zgj. 60 pikë minimum.”