Në përputhje me nenin 42 të Ligjit për Arsimin e Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016, 127/2016, 67/2017 dhe 64/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/2020, 78/25, 132/25, 250/25), Ligjit për Arsim Profesional dhe Trajnim (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25 dhe 74/25), Ligjit për Akademinë Sportive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 115/2014, 129/2015, 146/2015, 30/2016 dhe 142/2016 dhe 64/2018) dhe Ligjit për Gjimnazin Matematikë - Informatik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 64/2018), Ligjit për Shkollën e Mesme Policore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 258/25 dhe 79/26), Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën ndryshimin dhe plotësimin e Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2026/2027 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pjesën e numrit të nxënësve, edhe atë:
1. Nën numrin rendor 3. SHKOLLA E MESME SHTETËRORE – QENDRA RAJONALE PËR ARSIM PROFESIONAL DHE TRAJNIM “GJORGJI NAUMOV”, fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 311 nxënës në 11 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Sektorin - makineri – 152 nxënës, 5 paralele, - teknik për menaxhim kompjuterik maq 34 nx. 1 par. kzgj. 4 v. minimum 45 pikë”, zëvendësohen me fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 302 nxënës në 11 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Sektorin makineri – 143 nxënës, 5 paralele, - teknik për menaxhim kompjuterik* në bashkëpunim me kompani (Formatika SHPKNJP Manastir, Furnitex SHPKNJP Prilep, Drvomak SHPKNJP Manastir, ROSTFREIMAJORINOH SHPKNJP Manastir, VIROM SHPKNJP Manastir) maq 25 nx. 1 par. kzgj. 4 v. minimum 45 pikë”,
2. Nën numrin rendor 4. SHKOLLA E MESME KOMUNALE „TAKI DASKALLO“, fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 449 nxënës në 14 paralele (381 nxënës në 12 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore dhe 68 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe) për:” zëvendësohen me fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 415 nxënës në 13 paralele (347 nxënës në 11 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore dhe 68 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe) për:”, Në sektorin grafikë, fjalët “redaktor grafik – dizajner, maq. 34 nx. 1 par. kzgj. 4 v. minimum 55 pikë” zëvendësohen me fjalët: “teknik grafik*në bashkëpunim me kompani (Kiro Dandaro, M Fleks Mapet, Takec Grafika, Laja 80, Enigma Plast, MK-Ekopak, KS-Grafika, Green Star) maq. 25 nx. 1 par. kzgj. 4 v. minimum 45 pikë.”
Fjalët "Sektori: Bujqësi,Peshkatari dhe Veterinari - 25 nxënës, 1 paralele, – agroteknik *në bashkëpunim me kompani (ZK Pelagonija AD Manastir), maq. 25 nx. 1 par. 4 vjeçare, minimum 40 pikë" fshihen.
3. Pas numrit rendor 4, Shkolla e mesme Komunale „TAKI DASKALO“, shtohet numri rendor: „4-a Shkolla e mesme Komunale Bujqësore „KUZMAN SHAPKAREV“.
Në vitin e parë do të regjistrohen 25 nxënës në 1 paralele me mësim në gjuhën maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore në
Sektorin: Bujqësi, Peshkatari dhe Veterinari - 25 nxënës, 1 paralele, – agroteknik *në bashkëpunim me kompani (ZK Pelagonija AD Manastir), maq. 25 nx. 1 par. 4 vjeçare, minimum 40 pikë.“
4. Nën numrin rendor 8. SHKOLLA E MESME KOMUNALE „BOGDANCI“, fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 134 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për:” zëvendësohen me fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 125 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: ”Fjalët “Arsim i Mesëm Gjimnaz – 34 nx. 1 par. minimum 60 pikë maq 34 nx. 1 par.” fshihen.
Pas Sektorit elektroteknikë dhe teknologji informatike shtohet Sektori shëndetësi dhe mbrojtje sociale – 25 nxënës, 1 paralele, dhe një aline infermiere* në bashkëpunim me kompani (Spitali i Përgjithshëm Gjevgjeli, Qendra Shëndetësore Vallandovë, SHA “Negorski Banja” Negorcë, ISHP “Rojal Medika 2” Bogdancë, Spitali Psikiatrik – Negorcë) maq. 25 nx. 1 par. kzgj. 4 v. minimum 70 pikë.
5.Nën numrin rendor 16. SHKOLLA E MESME KOMUNALE „JOSIF JOSIFOVSKI“, fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 218 nxënës në 8 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsimin e mësëm gjimnaz 34 nx. 1 par. minimum 60 pikë, maq 34 nx. 1 par.” zëvendësohen me fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 252 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsimin e mesëm gjimnaz 68 nx. 2 par. minimum 60 pikë, maq 68nx. 2 par.”
6.Nën numrin rendor 19. SHKOLLA E MESME TEKNIKE KOMUNALE „GOSTIVAR“, fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 400 nxënës në 16 paralele (125 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase, 200 nxënës në 8 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe dhe 75 nxënës në 3 paralele me mësim në gjuhën mësimore turke) sipas planeve dhe programeve mësimore për:” zëvendësohen me fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 400 nxënës në 16 paralele (125 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase, 225 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe dhe 50 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën mësimore turke) sipas planeve dhe programeve mësimore për:”dhe në Sektorin shërbime personale dhe të tjera”, fjala “tur” zëvendësohet me “shq”.
Në Sektorin grafikë, pas fjalëve “teknik grafik – dizajner* në bashkëpunim me kompani”, shtohen fjalët “(NOMINO LED SHPKNJP)”.
7. Nën numrin rendor 23. SHKOLLA E MESME KOMUNALE „KËRSTE PETKOV MISRKOV“, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 50 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për:” zëvendësohen me fjalët:
“Në vitin e parë do të regjistrohen 84 nxënës në 3 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për:”Shtohen dy aline të reja që thonë: “Arsim i mesëm gjimnaz – 34 nx. 1 par. minimum 60 pikë”, maq 34nx. 1 par.
8.. Nën numrin rendor 26. SHKOLLA E MESME KOMUNALE GJIMNAZI „DOBRI DASKALLOV, fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 170 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsim i mesëm gjimnaz 102 nx. 3 par. minimum 60 pikë, maq. 102 nx. 3 par.” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 204 nxënës në 6 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsimin e mesëm gjimnaz 136 nxënës, 4 paralele, minimum 60 pikë, maq. 136 nx. 4 par.”
9. Nën numrin rendor 32. SHKOLLA E MESME KOMUNALE „GOSHO VIKENTIEV“, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 270 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Sektorin makineri - 118 nxënës, 4 paralele” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 261 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Sektori makineri - 84 nxënës, 3 paralele” Në sektorin makineri, fjalët “teknik për automjete me shtytje alternative maq. 34 nx. 1 par. kzgj. 4 v. minimum 45 pikë” fshihen. Në Sektorin elektroteknikë dhe teknologji informatike, fjalët: “Sektori elektroteknikë dhe teknologji informatike - 118 nx. 4 par.” zëvendësohen me fjalët “Sektori elektroteknikë dhe teknologji informatike - 143 nxënës, 5 paralele” dhe shtohet aline e re e cila thotë teknik për mekatronikë industriale në bashkëpunim me kompani (Amfenol Tehnoloxhi Maqedoni), maq. 25 nx. 1 par. kzgj. 4 v. minimum 55 pikë".
10. Nën numrin rendor 33. SHKOLLA E MESME KOMUNALE "MITKO PENDXHUKLISKI" fjalët "Në vitin e parë do të regjistrohen 25 nxënës në 1 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për" zëvendësohen me fjalët "Në vitin e parë do të regjistrohen 59 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për arsimin e mesëm – gjimnaz - 34 nxënës, 1 paralele, minimumi 60 pikë, maq 34 nx. 1 par."
11. Nën numrin rendor 38. SHKOLLA E MESME KOMUNALE “PERO NAKOV”, fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 368 nxënës në 14 paralele (184 nxënës në 7 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase dhe 184 nxënës në 7 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për:”
zëvendësohen me fjalët “Në vitin e parë do të regjistrohen 384 nxënës në 15 paralele (209 nxënës në 8 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase dhe 175 nxënës në 7 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për:” Në sektorin tekstil, lëkurë dhe produkte të ngjashme, fjalët:
“teknik për këpucë *në bashkëpunim me kompani (Karimpeks Shuz) shq, 34 nx. 1 par. kzgj. 4 v. 40 pikë minimum” zëvendësohen me fjalët:
“teknik për këpucë *në bashkëpunim me kompani (Karimpeks Shuz) shq, 25 nx. 1 par. 4 vjeç. ars. 40 pikë minimum” dhe fjalët: “teknik për modelim të këpucëve maq 25 nx. 1 par. kzgj. 4 v. 40 pikë minimum”,
zëvendësohen me fjalët: “teknik për dizajn të veshjeve *në bashkëpunim me kompani (Salsa SHPK Kumanovë) maq 25 nx. 1 par. kzgj. 4 v. 40 pikë minimum”
Në Sektorin ekonomi, drejtësi dhe tregti, fjalët “Sektori ekonomi, drejtësi dhe tregti – 175 nxënës, 7 paralele” zëvendësohen me fjalët:
“Sektori ekonomi, drejtësi dhe tregti – 200 nxënës, 8 paralele”
dhe fjalët “teknik për tregti-e dhe marketing digjital *në bashkëpunim me kompani (Alfi Bi Kompani, KPTSH Buçen Kozjak, KPTSH Tekoskom, Zoki Kolor Luks) maq 25 nx. 1 par. kzgj. 4 v. 60 pikë minimum” zëvendësohen me fjalët “teknik për tregti-e dhe marketing digjital *në bashkëpunim me kompani (Alfi Bi Kompani, KTPSH Buçen Kozjak, KTPSH Tekoskom, Zoki Kolor Luks, NP Kumanovo Parking, NP Ujësjellësi Kumanovë, VFP Plus Konsalting) maq 50 nx. 2 par. kzgj. 4 v. 60 pikë minimum”
12.Nën numrin rendor 40, SHKOLLA E MESME SHTETËRORE – QENDRA RAJONALE PËR ARSIM PROFESIONAL DHE TRAJNIM “KIRO BURNAZ”, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 300 nxënës në 12 paralele (225 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase, 75 nxënës në 3 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe sipas planeve dhe programeve mësimore për:” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 325 nxënës në 13 paralele (225 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase, 100 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe sipas planeve dhe programeve mësimore për:
Në Sektorin kimi dhe teknologji, fjalët “Sektori kimi dhe teknologji – 50 nxënës, 2 paralele” zëvendësohen me fjalët “Sektori kimi dhe teknologji – 75 nxënës, 3 paralele”, fjalët “teknik ushqimor* në bashkëpunim me kompani në gjuhën mësimore maqedonase” zëvendësohen me fjalët “teknik ushqimor / teknik për produkte kozmetike dhe kimike në gjuhën mësimore maqedonase” dhe pas alinesë së parë shtohet alinea e re: “teknik ushqimor* në bashkëpunim me kompani (KPTSH Buçen Kozjak, BDA Kompania e Thertores, Musli Xhunior, Kejk Bejz SHPKNJP) shq. 25 nxënës, 1 paralele, 4 k.zgj, minimum 45 pikë”.
13. Nën numrin rendor 43, SHKOLLA E MESME KOMUNALE “SHËN NAUMI I OHRIT”, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 59 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për:” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 84 nxënës në 3 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për:” dhe pas sektorit të makinerisë shtohen dy aline të reja: sektori i hotelerisë dhe turizmit 25 nx.,1 par. dhe teknik i hotelerisë për turizëm rural* në bashkëpunim me kompani(Restorant Çardak, Motel Izvor, fshati Manastirec) maq. 25 nx., 1 par., 4 v.kzgj, minimum 45 pikë.
14. Nën numrin rendor 46, SHKOLLA E MESME KOMUNALE “SHËN KLIMENTI I OHRIT”, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 136 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsim i mesëm – gjumnaz – 136 nxënës, 4 paralele, minimum 60 pikë, maq. 136 nx. 4 par.” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 170 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsim i mesëm- gjimnaz – 170 nxënës, 5 paralele, minimum 60 pikë, maq. 170 nx. 5 par.”
15. Nën numrin rendor 56, SHKOLLA E MESME KOMUNALE “KOSTA SUSINOV”, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 245 nxënës në 8 paralele (211 nxënës në 6 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase dhe 68 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën mësimore turke) sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsimi i mesëm-gjimnaz – 102 nxënës, 3 paralele, minimum 60 pikë, maq. 68 nx. 2 par.” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 279 nxënës në 9 paralele (245 nxënës në 7 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase dhe 68 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën mësimore turke) sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsim i mesëm – gjimnaz – 136 nxënës, 4 paralele, minimum 60 pikë, maq. 102 nx. 3 par.
16. Nën numrin rendor 77, SHKOLLA E MESME E QYTETIT TË SHKUPIT “DIMITAR VLLAHOV”, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 345 nxënës në 12 paralele (184 nxënës në 7 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase, 127 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe dhe 34 nxënës në 1 paralele në gjuhën mësimore turke) sipas planeve dhe programeve mësimore për:” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 370 nxënës në 13 paralele (209 nxënës në 8 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase, 127 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe dhe 34 nxënës në 1 paralele në gjuhën mësimore turke) sipas planeve dhe programeve mësimore për:”. Fjalët “Sektori Kimi dhe Teknologji - 59 nxënës, 2 paralele” zëvendësohen me fjalët “Sektori Kimi dhe Teknologji - 84 nxënës, 3 paralele” dhe shtohet aline e re: “përpunues i mishit* në bashkëpunim me kompani (GARÇE 2016 SHPK , Mishtorja Kompanija Petkovski SHPKNJP, KQTSH REPTIL SHPKNJP Shkup) maq. 25 nx, 1 par., 4 kzgj. minimum 30 pikë”.
17. Nën numrin rendor 69, SHKOLLA E MESME EKONOMIKE-JURIDIKE E QYTETIT TË SHKUPIT “VASIL ANTEVSKI DREN”, në Sektorin Ekonomi, juridik dhe tregti, fjalët “teknik i juridikut maqedonisht-frëngjisht bilinguale ” zëvendësohen me fjalët “teknik i juridikut (dygjuhësor frankofon)”
18. Nën numrin rendor 76, SHKOLLA E MESME E QYTETIT TË SHKUPIT “VLLADO TASEVSKI”, në Sektorin Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike, elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë, fjalët “minimum 55 pikë ” zëvendësohen me fjalët “minimum 60 pikë ”.
19. Nën numrin rendor 79, SHKOLLA E MESME ELEKTROTEKNIKE E QYTETIT TË SHKUPIT “MIHAJLLO PUPIN”, në Sektorin Elektroteknikë dhe Teknologji Informatike, elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë, fjalët “minimum 55 pikë” zëvendësohen me fjalët “minimum 60 pikë ”.
20. Nën numrin rendor 95, SHKOLLA E MESME KOMUNALE GJIMNAZI “KIRIL PEJÇINOVIQ”, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 476 nxënës në 14 paralele (68 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase dhe 408 nxënës në 12 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsimi i mesëm gjimnaz – 476 nxënës, 14 paralele, minimum 60 pikë, maq. 68 nx. 2 par.” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 510 nxënës në 15 paralele (102 nxënës në 3 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase dhe 408 nxënës në 12 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsimi i mesëm- gjimnaz – 510 nxënës, 15 paralele, minimum 60 pikë, maq. 102 nx. 3 par.”
21. Nën numrin rendor 96, SHKOLLA E MESME KOMUNALE – GJIMNAZI I DYTË “7 MARS”, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 136 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsim i mesëm gjimnaz – 136 nxënës, 4 paralele, minimum 60 pikë” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 170 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsim i mesënm gjimnaz – 170 nxënës, 5 paralele, minimum 60 pikë”.
22. Nën numrin rendor 100, SHKOLLA E MESME SHTETËRORE – QENDËR RAJONALE PËR ARSIM PROFESIONAL DHE TRAJNIM “MOSHA PIJADE”, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 710 nxënës në 23 paralele (279 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase dhe 431 nxënës në 14 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për: Sektori komunikacion, transport dhe magazinim – 93 nxënës, 3 paralele” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 692 nxënës në 23 paralele (261 nxënës në 9 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase dhe 431 nxënës në 14 paralele me mësim në gjuhën mësimore shqipe) sipas planeve dhe programeve mësimore për: Sektori komunikacion, transport dhe magazinim - 84 nxënës, 3 paralele”.
Fjalët “teknik për komunikacion rrugor” zëvendësohen me: teknik për “komunikacion rrugor / teknik për transport dhe shpedicion * në bashkëpunim me kompani (AUTO STAR PLUS/EURO-SHPED-2002) maq. 25 nx. 1 par. 4 v.kzgj, min. 55/60 pikë”. Në Sektorin makineri, fjalët “Sektori makineri – 211 nxënës, 7 paralele” zëvendësohen me fjalët “Sektori makineri -202 nxënës, 7 paralele”. Fjalët “Teknik për makineri prodhuese / teknik për drejtim kompjuterik maq. 34 nx. 1 par. 4 v.k.zgj, min. 55/45 pikë” zëvendësohen me:
“Teknik për makineri prodhuese /teknik i makineris; për automjete motorike* në bashkëpunim me kompani (KIEL Maqedonia / Autodiagnostika NMGJ, Spektrum Servis, Robi-kom) maq. 25 nx. 1 par. 4 v.k.zgj, min. 55/45 pikë”. Dhe fjalët “teknik për automjete me energji alternative / teknik energjetik makinerik shq. 34 nx. 4 v.k.zgj, min. 45 pikë” zëvendësohen me fjalët: “teknik i makinerisë për automjete motorike / teknik- energjetik- makineri shq. 34 nx. 4 vjet, min. 45 pikë”.
23. Nën numrin rendor 103, SHKOLLA E MESME KOMUNALE GJIMNAZI “SLAVÇO STOJMENSKI”, fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 136 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsim i mesëm gjimnaz – 136 nxënës, 4 paralele, minimum 60 pikë” zëvendësohen me fjalët: “Në vitin e parë do të regjistrohen 170 nxënës në 5 paralele me mësim në gjuhën mësimore maqedonase sipas planeve dhe programeve mësimore për: Arsim i mesëm gjimnaz – 170 nxënës, 5 paralele, minimum 60 pikë”.
24. Në kapitullin PARALELE NË PËRBËRJE TË SHKOLLAVE TË MESME PUBLIKE QË JANË JASHTË SELISË, në paragrafin e dytë “Paralele në përbërje të shkollës së mesme shtetërore – Akademia Sportive” shtohen këto aline:
· SHMT “Mirçe Acev” – Prilep, futboll
· SHMK Gjimnazi “Koço Racin” – Veles, futboll
· SHMKB “Gjorgje Petrov” – Kavadar, basketboll
· SHMSH- QRAPT “Mosha Pijade” – Tetovë, futboll
25. Në kapitullin “Kushtet për regjistrim dhe kriteret për përzgjedhjen e nxënësve”, në pjesën “Kriteret për përzgjedhjen e nxënësve”, fjalët: “diplomë për vendin e I, II ose III të fituar në garë ndërkombëtare, si dhe vendin e parë të fituar në garë shtetërore, të organizuar nga shoqata të akredituara të mësimdhënësve për realizimin e garave në arsimin fillor nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”, zëvendësohen me fjalët: “diplomë për vendin e I, II ose III të fituar në garë ndërkombëtare, si dhe vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë shtetërore, të organizuar nga shoqata të akredituara të mësimdhënësve për realizimin e garave në arsimin fillor nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës”. Si dhe, fjalët: “Për vendin e parë të fituar në garë shtetërore të organizuar nga shoqatë e akredituar e mësimdhënësve për realizimin e garave në arsimin fillor nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nxënësi mund të marrë 3 pikë”, zëvendësohen me fjalët: “Për vendin e parë, të dytë ose të tretë të fituar në garë shtetërore të organizuar nga shoqatë e akredituar e mësimdhënësve për realizimin e garave në arsimin fillor nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nxënësi mund të marrë përkatësisht 3, 2 ose 1 pikë.”
26. Në kapitullin, Afatet e Konkursit fjalët "uslugi.gov.mk" zëvendësohen me fjalët "https://e-uslugi.mon.gov.mk/".