Në bazë të nenit 22 paragrafit (1), (2), (3), (4) dhe (5) i Ligjit për Arsimin e Mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë“ nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut“ nr. 229/20, 78/25, 132/25 dhe 250/25), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
THIRRJE PUBLIKE
për ndarjen e mjeteve financiare për shkollat e mesme publike për realizimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtjen e nxënësve nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programi për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit, pjesëmarrjes në lojëra të fatit, keqpërdorimit të drogës dhe substancave të tjera psikotrope, si dhe delikuencës së të miturve për vitin shkollor 2026/2027
v Në Thirrjen Publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtjen e nxënësve nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programi për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit, pjesëmarrjes në lojëra të fatit, keqpërdorimit të drogës dhe substancave të tjera psikotrope, si dhe delikuencës së të miturve, për vitin shkollor 2026/2027, mund të aplikojnë të gjitha shkollat e mesme publike (në tekstin në vijim : shkollat e mesme).
v Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për vitin shkollor 2026/2027, do t’u ndajë mjete financiare më së shumti 15 shkollave të mesme për realizimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtjen e nxënësve nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programi për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit, pjesëmarrjes në lojëra të fatit, keqpërdorimit të drogës dhe substancave të tjera psikotrope, si dhe delikuencës së të miturve, në shumë deri në 60.000 denarë, ndërsa përzgjedhjen dhe renditjen do ta bëjë Komisioni për vlerësimin e aplikimeve të pranuara, në përputhje me kriteret e përcaktuara.
v Gjatë përgatitjes dhe realizimit të programeve dhe aktiviteteve, shkollat e mesme publike duhet t’i përmbahen Udhëzimit për realizimin e programeve parandaluese në shkollat e mesme: mbrojtja nga dhuna, diskriminimi, keqpërdorimi i substancave psikoaktive dhe delikuenca e të miturve.
v Aktivitetet nga programet për mbrojtjen e nxënësve nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programi për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit, pjesëmarrjes në lojëra të fatit, keqpërdorimit të drogës dhe substancave të tjera psikotrope, si dhe delikuencës së të miturve, duhet të strukturohen në përputhje me kornizën në vijim:
1. Titulli i programit
2. Harmonizimi i programit me dispozitat ligjore
Përshkrim i shkurtër (100 deri në 150 fjalë) i harmonizimit të programit të propozuar me dispozitat ligjore dhe me Udhëzimin për realizimin e programeve parandaluese në shkollat e mesme: mbrojtja nga dhuna, diskriminimi, keqpërdorimi i substancave psikoaktive dhe delikuenca e të miturve, përkatësisht nëse:
- aktivitetet realizohen në bashkëpunim me komunat/Qytetin e Shkupit, dhe
- programi i ndjek nevojat e përcaktuara nga këshilli i shkollës dhe këshilli i komunës/Qytetit të Shkupit dhe Shërbimi Pedagogjik.
3. Qëllime të përcaktuara qartë dhe të realizueshme
Përcaktohen qëllimet e programit, duke pasur parasysh që qëllimet të jenë konkrete, të matshme, të realizueshme, reale dhe të kufizuara në kohë.
4. Plan për realizimin e së paku tri takimeve në kuadër të një aktiviteti
Paraqitet plan i shkurtër i aktiviteteve, ku për secilin aktivitet planifikohen së paku tri takime me pjesëmarrësit (nxënës, punonjës, prindër/kujdestarë). Përcaktohet periudha kohore e realizimit, ndërlidhja e aktivitetit me qëllimet e programit, si dhe realizuesi i aktiviteteve.
5. Zbatimi i qasjes inovative (metoda, teknika dhe qasje kreative të reja)
Përshkruhet rrjedha e aktivitetit nga aspekti i përdorimit të metodave inovative, mjeteve interaktive dhe qasjeve kreative gjatë realizimit, me pjesëmarrje aktive të pjesëmarrësve në programe. Gjithashtu, shënohet nëse aktivitetet përfshijnë edhe rrjetëzimin e shkollës me subjekte të tjera (institucione, organizata civile, shkolla të tjera, medie etj.).
6. Rezultate/produkte konkrete
Përcaktohen rezultatet/produktet e pritshme nga realizimi i aktiviteteve të programit dhe mënyra se si ato do të promovohen. Me këtë rast, duhet pasur parasysh që ato të jenë të formuluara qartë dhe të ndërlidhura me qëllimet e programit, të matshme dhe të realizueshme.
7. Përfshirja e nxënësve
Pasqyrohet numri i përgjithshëm i nxënësve të përfshirë në aktivitete. Përshkruhet procesi i përzgjedhjes së nxënësve për pjesëmarrje në aktivitete.
8. Përfshirja e të punësuarve
Pasqyrohet numri i përgjithshëm i të punësuarve të përfshirë në aktivitete. Përshkruhet procesi i përzgjedhjes së të punësuarve për pjesëmarrje në aktivitete.
9. Përfshirja e prindërve/kujdestarëve
Pasqyrohet numri i përgjithshëm i prindërve/kujdestarëve të përfshirë në aktivitete. Përshkruhet procesi i përzgjedhjes së prindërve/kujdestarëve për pjesëmarrje në aktivitete.
10. Qëndrueshmëria e aktiviteteve
Përcaktohet se cilat aktivitete planifikohen të realizohen pas përfundimit të aktiviteteve që do të mbështeten nga granti. Gjithashtu, përcaktohet se si këto aktivitete ndërlidhen me qëllimet e programit.
11. Buxheti dhe ekonomiciteti
Përcaktohen shpenzimet e përgjithshme të nevojshme për realizimin e aktiviteteve. Më pas, përcaktohen llojet e shpenzimeve sipas zërave. Për secilin zë të shpenzimeve shënohen të dhënat e mëposhtme:
Lloji i shpenzimit – sasia – çmimi për njësi – gjithsej.
12. Vlerësimi dhe matja e rezultateve
Përshkruhet metodologjia për monitorimin dhe vlerësimin e aktiviteteve, me tregues të përcaktuar qartë, mënyrat e matjes dhe analizën e rezultateve dhe ndryshimeve të arritura.
v Shkolla e mesme publike, më së voni deri më 15.12.2026, duhet të dorëzojë Aplikimin elektronik në portalin: http://e-uslugi.mon.gov.mk
v Komisioni i formuar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë listën e shkollave të mesme përfituese të mjeteve financiare për realizimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtjen e nxënësve nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programi për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit, pjesëmarrjes në lojëra të fatit, keqpërdorimit të drogës dhe substancave të tjera psikotrope, si dhe delikuencës së të miturve, në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, brenda 30 ditëve nga dita e përfundimit të thirrjes publike.
v Përfituesit e mjeteve financiare nga Thirrja Publike, brenda 30 ditëve nga dita e përfundimit të aktiviteteve nga programet për mbrojtjen e nxënësve nga dhuna, keqpërdorimi dhe neglizhenca, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programi për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit, pjesëmarrjes në lojëra të fatit, keqpërdorimit të drogës dhe substancave të tjera psikotrope, si dhe delikuencës së të miturve, janë të detyruar të dorëzojnë raport deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës për përdorimin e dedikuar të mjeteve financiare të miratuara.