Në përputhje me nenin 42 të Ligjit për Arsimin e Mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016, 127/2016, 67/2017 dhe 64/2018 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/2020, 78/25, 132/25 dhe 250/25), Ligjit për Arsim dhe Trajnim Profesional (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 3/25, 74/25 dhe 111/26), Ligjit për Akademinë Sportive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 115/2014, 129/2015, 146/2015, 30/2016, 142/2016 dhe 64/2018), Ligjit për Gjimnazin Matematikor-Informatik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 64/2018) dhe Ligjit për Shkollën e Mesme Policore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 258/25 dhe 79/26), Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën plotësimin e Konkursit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2026/2027 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në pjesën e kushteve për regjistrim dhe kritereve për përzgjedhjen e nxënësve, si vijon:
Kapitulli II – Kushtet për regjistrim dhe kriteret për përzgjedhjen e nxënësve
Plotësohet me një paragraf të ri, i cili thotë:
“Nxënëset mund të regjistrohen në shkollë të mesme shtetërore – Qendër Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional nëse kanë deri në 10% më pak pikë nga numri minimal i pikëve të përcaktuara me Konkursin për regjistrimin e nxënësve në planet dhe programet mësimore përkatëse dhe nëse i plotësojnë kriteret shtesë, përkatësisht e kalojnë me sukses provimin për verifikimin e njohurive dhe shkathtësive që organizohet në shkollën përkatëse.
Kjo masë afirmative zbatohet gjatë regjistrimit dhe renditjes së nxënësve për regjistrim në vitin e parë të arsimit të mesëm.”