Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Pas 5 vitesh mësimdhënie pa tekste shkollore të gjuhëve të huaja, MASH-i filloi procedurën për prokurimin e tyre

Pas 5 vitesh mësimdhënie pa tekste shkollore të gjuhëve të huaja, MASH-i filloi procedurën për prokurimin e tyre

 

Pas 5 vitesh mësimdhënie pa tekste shkollore të gjuhëve të huaja, MASH-i filloi procedurën për prokurimin e tyre

 

Pas pesë vitesh mësimdhënie të gjuhëve të huaja pa tekste shkollore në arsimin fillor, udhëheqësia e re e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Shërbimi Pedagogjik filluan procedurën e prokurimit, me qëllim që të njëjtat të sigurohen për vitin e ardhshëm shkollor 2025-2026.

 

Në thirrjen publike e cila gjendet në linkun, ndërsa është përgatitur në bazë të dispozitave të Ligji i ri për Tekste Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, mund të paraqiten botues të huaj përmes përfaqësuesve vendorë edhe atë për miratimin e teksteve shkollore të Gjuhës Angleze nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, si dhe për tekstet shkollore të gjuhës franceze, gjermane, italiane dhe ruse nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Afati i fundit i paraqitjes është 28.03.2025.

 

Procedura për prokurimin e të gjithë teksteve shkollore për gjuhët e huaja do të përfundojë në tërësi para fillimit të vitit shkollor. Nxënësit, një shtatorin do ta fillojnë pa halle se a do të kenë ndihmesa themelore për të përvetësuar materien mësimore, ndërsa mësimdhënësit pa detyrime për të gjetur materiale në mënyrë të pavarur dhe burimet e informacionit.

 

Gjithashtu, informojnë se është publikuar edhe konkursi për përgatitjen e teksteve shkollore të reja për klasën e shtatë, konform programeve të reja mësimore edhe atë për lëndët Biologji, Kimi, Fizikë, Gjeografi, Arsim Qytetar dhe Gjuhë Shqipe si lëndë zgjedhore, por edhe tekste shkollore për lëndën me zgjedhje Gjuha dhe Kultura e Turqve prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë. Afati i paraqitjes është 31.03.2025.

 

MASH dhe Shërbimi Pedagogjik ju bëjnë thirrje shtëpive botuese të tregojnë interesim dhe të paraqiten në thirrjet. Konkurrenca është me rëndësi të madhe për sigurimin e ndihmesave cilësore mësimore, të cilat do të mundësojnë proces të pandërprerë edukativo-arsimor.

Të gjithë tekstet shkollore edhe më tutje do të mbesin falas, me detyrim që nxënësit të kuj-desen për gjendjen e tyre dhe t`i kthejnë në shkollë në fund të vitit shkollor.

 

 

 

 

 

Lajme dhe Ngjarje


1/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar