Në kuadër të programit të përbashkët të bursave të UNESCO-s dhe Republikës Popullore të Kinës (The Great Wall), Qeveria e Republikës Popullore të Kinës ndanë 47 bursa për vitin akademik 2025-2026 për shtetet anëtare të UNESCO-s. Qëllimi i programit është të promovojë shkëmbimin ndërkombëtar në fushën e arsimit, kulturës, komunikimit, shkencës dhe teknologjisë dhe përforcimit të bashkëpunimin ndërmjet të rinjve nga e gjithë bota.
Bursat janë njëvjeçare dhe janë të dedikuara për kërkime nën mentorimin e profesorëve nga universiteti i përzgjedhur në RPK. Të drejtë konkurrimi kanë studentët dhe profesorët nga universitetet në RPK.
Informacione më të hollësishme në lidhje me mënyrën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme gjenden në: https://www.unesco.org/en/fellowships/greatwall
Të gjitha dokumentet e nevojshme për konkurrim për bursë duhet të dorëzohen deri te Komisioni Kombëtar i UNESCO-s më së voni deri më 31.01.2025, si dhe në formë elektronike në: t.kraljevska@kultura.gov.mk, me qëllim që të bëhet përzgjedhje në kohë nëse konkurrojnë më shumë kandidatë nga vendi ynë.