Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska: Një grup i ri miqsh nga SHBA-ja do të angazhohen në mënyrë vullnetare në shkollat tona, Korpusi i Paqes ka kontribuar aktivisht në procesin arsimor për gati tre dekada

Janevska: Një grup i ri miqsh nga SHBA-ja do të angazhohen në mënyrë vullnetare në shkollat tona, Korpusi i Paqes ka kontribuar aktivisht në procesin arsimor për gati tre dekada

 

Janevska: Një grup i ri miqsh nga SHBA-ja do të angazhohen në mënyrë vullnetare  në shkollat tona, Korpusi i Paqes ka kontribuar aktivisht në procesin arsimor për gati tre dekada

 

 

Bashkëpunimi dhe partneritetet që lidhin njerëz nga vende dhe kultura të ndryshme, inkurajojnë mirëkuptimin e ndërsjellë, përballimin e sfidave të ndryshme dhe mundësojnë prosperitet të përbashkët.Angazhimi i vullnetarëve të Korpusit të Paqes i lustron fuqinë e këtij bashkëpunimi. Për gati tre dekada, ata kanë investuar përvojën e tyre këtu në ndërtimin e brezave të nxënësve me njohuri dhe aftësi më të mëdha, për të cilat ne i jemi shumë mirënjohës.

Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në fjalimin e saj në ceremoninë ku vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes dhanë betimin solemn.

“Sot përshëndesim dhe mirëpresim 36 miqtë tanë të rinj, disa prej të cilëve angazhohen  vullnetarisht në 17 shkolla, të sitemuar  në bashkësi të ndryshme lokale të vendit tonë të bukur. Besoj se edhe ata do ta duan dhe do të investojnë të gjitha njohuritë dhe aftësitë e tyre për të ndihmuar nxënësit  të zotërojnë gjuhën angleze. Besoj gjithashtu se shqetësimi i largimit nga familjet, miqtë dhe komoditeti i shtëpisë, në dy vitet e ardhshme, dita-ditës, do ta zëvendësojnë atë  me gëzimin e njohjes me kulturë të re, tradita, peizazh të ri dhe sigurisht njerëz të rinj, të cilët për ne janë pasuria jonë më e madhe”, theksoi ministrja.

Ky është grupi i 27-të i vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes, i cili mbërriti në shtator dhe 11 javët e fundit i  kaloi nëpër trajnime që përfshin mësimin e gjuhës maqedonase ose shqipe, marrjen e njohurive për kulturën dhe zakonet në vend si dhe njohjen me Programin e gjuhës angleze dhe gjithpërfshirjen, me të cilin do të punojnë në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

„Nuk kam asnjë dyshim se vullnetarët e rinj, të përzgjedhur me referenca të shkëlqyera dhe me trajnimin që kanë marrë këtu, do të jenë një ndihmë e konsiderueshme për komunitetet  ku do të punojnë, ashtu si të gjithë paraardhësit e tyre. Bashkëpunimi i tyre me mësimdhënësit  e gjuhës angleze në shkolla do të forcojë aftësitë gjuhësore të nxënësve dhe do të inkurajojnë kureshtjen e tyre. Përmes lojërave, tregimeve, aktiviteteve praktike dhe metodave të tjera kreative për mësimin e gjuhës së huaj, madje edhe në shkollat ​​me mjete vizuale më të dobëta, do të jenë në ndihmë të madhe për nxënësit”, u shpreh Janevska..

Ministrja  falënderoi ambasadoren  Ageler dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për angazhimin afatgjatë të vullnetarëve si dhe për mbështetjen e parezervë, partneritetin dhe investimin e vazhdueshëm në miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe popujve të tyre.

Vullnetarët do të punojnë në shkollat ​​në Dellçevë, f. Obleshevë, f. Konçe, Tetovë, Berovë, Koçan, Negotinë, Kriva Pallankë, Demir Kapi, Kumanovë, Veles, f. Bukoviç, f. Palçisht e Poshtme , Manastir, Sveti Nikollë, Prilep dhe f.Glogj. Ata do të jetojnë në familje nikoqire.

 

Lajme dhe Ngjarje


2/3/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar