Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se nga data 1 deri më 5 dhjetor 2024 është hapur afati për aplikim për të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për vitin akademik 2024/2025.
Si të aplikoni?
Të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet ndërsa nuk kanë aplikuar më parë mund të parashtrojnë aplikim elektronik përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk.
Informacione shtesë:
· Kushtet dhe kriteret për ushtrimin e të drejtës gjenden në linkun e shënuar.
o Për mbështetje gjatë aplikimit:
o Kontaktoni përmes postës-e: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk
o Vizitoni zyrën në katin përdhese në ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës..
Me rëndësi:
· Të gjithë studentët të cilëve më parë u është ndërprerë e drejta ndërsa të cilët konsiderojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë sërish.
· Ky afat gjithashtu është i hapur edhe për studentët të cilët nuk kanë aplikuar në afatet e mëparshëm aktive.