Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2024/2025

Thirrje publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2024/2025

 

Në bazë të Ligjit për Subvencionimin e Racionit për Studentë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 31/20 dhe  150/21 251/22 91/23 dhe 30/24) dhe rregullorën për formën dhe përmbajtjen e deklaratës për saktësinë e të dhënave të shënuara dhe për formën dhe përmbajtjen e formularit të aplikimit për fitmin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 299/20 dhe 164/21 ), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

THIRRJE PUBLIKE

Për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2024/2025

 

 Ftohen të gjithë studentët të cilët i plotësojnë kushtet  në vijim që të aplikojnë në Thirrjen Publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë.

1.    Të cilët janë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

2. Të cilët janë studentë të rregullt në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private:

3.    Të cilët nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune;

4.    Të cilët nuk janë të regjistruar si bujq individual dhe

5.    Të cilët nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto-minimale në Republikë për vitin aktual.

 

I. Mënyra e aplikimit

 

Kandidatët duhet të paraqiten në formën elektronike në linkun në vazhdim: https://e-uslugi.mon.gov.mk/Gjatë aplikimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularët Fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe Deklaratë për saktësinë e të dhënave të shënuara në fletëparaqitje për marrjen e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë dhe  të nënshkruara t`i bashkangjesin në fletëparaqitjen elektronike në https://e-uslugi.mon.gov.mk/ përmes së cilës aplikojnë për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë.

 

Çdo kandidat mund të kontrolloj fletëparaqitjen e parashtruar, në aplikacionin elektronik në menynë” Aplikacionet e mia”

Për ndihmë gjatë aplikimit, shikoni videon në vazhdim: VIDEO (mënyra e aplikimit)

 Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, zyrtarisht i siguron dëshmitë nga institucionet kompetente ( MPB, APRM, DAP dhe shërbimet për studentë në fakultete), ndërsa të cilat  i referohen kushteve për aplikim për  realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë për çdo kandidat veçmas.

 

 

 

 

 

 

II. Afati për aplikim

 Afati i aplikimit për studentët vijues dhe studentët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2024/2025 është prej 15.08.2024 deri më 05.09.2024.

 

  Gjithashtu, për çdo muaj prej datës 1 deri më datën 5 të vitit akademik 2024/2025 do të rrjedhë afati për regjistrimin e studentëve të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën për Subvencionimin e Racionit për Studentë pas Thirrjes Publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë ose të cilëve u ka pushuar e drejta për shkak të mosplotësimit të ndonjërit prej kritereve, atëherë kur sërish do t`i plotësojë kriteret të shënuara në këtë thirrje.

 

III. Informata tjera  

Subvencionimi i racionit për studentë  është mbështetje financiare në vlerë prej 140 denarë, të cilën studenti e merr nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për blerjen e ushqimit të përgatitur.

Shfrytëzuesit kanë të drejtë të përdorin shërbimin nga e hëna deri të shtunën.Nëse shfrytëzuesi i subvencionimit të racionit për student në periudhën nga e hëna deri të shtunën nuk e shfrytëzon të drejtën e subvencionimit të racionit për student, është i disponueshëm për përdorim në llogari deri në fund të javës aktuale  në përfundim me të shtunën.  Të drejtën për subvencionimin e racionit për student Përdoruesi nuk mundë të realizojë prej 1 korrik deri më 1 tetor në vitin në të cilin e ka fituar të drejtën për subvencionimin e racionit për student, si dhe gjatë festave shtetërore dhe ditëve jo pune.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhi marrëveshje me Shparkase banka SHA Shkup për realizimin e pagesave për subvencionimin e racionit për student. Prandaj, të gjithë studentët të cilët do të fitojnë të drejtën  për subvencionimin e racionit për student do të duhet të nënshkruajnë  marrëveshje me Shparkase Bank për të hapur  llogari të veçantë, të lidhur me  kartelë pagesore të dedikuar për  subvencionimin e racionit për student, pavarësisht nëse kanë qenë më parë klientë të Bankës Shparkase.  Për hapjen e llogarisë dhe  lëshimin e kartelës pagesore studenti nuk do të ketë asnjë shpenzimë.

Studenti do të mund t`i shpenzojë mjetet e dedikuara për subvencionimin e racionit për student tek ofruesit e subvencionimit  të racionit për student, të cilët janë persona juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime, vetëm përmes kartelës së Shparkase banka SHA Shkup. Nëqoftëse studenti nuk e tërheqë kartelën me kohë ose nuk e tërheqë fare kartelën, nuk do të mund t`i shfrytëzojë  mjetet në asnjë mënyrë tjetër. Afati dhe mënyra e tërheqjes së kartelës do të publikohet në mënyr plotësuese nga ana e Ministrisë dhe Bankës Shparkasse.

Ministria  e largon  personin nga evidenca e shfrytëzuesve për subvencionimin e racionit për student kur vërteton se nuk i plotëson kushtet për shfrytëzimin e subvencionimin e racionit për studentë.

Për të gjithë pyetjet në lidhje me aplikimin e shfrytëzuesve për  subvencionimin e racionit për studentë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje përmes Sektorit për Standardin e e Nxënësve dhe Studentëve edhe atë në kontaktin në vazhdim: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk  ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë të ndërtesës së Ministrisë.

 

Lajme dhe Ngjarje


12/6/2024
KUMTESË
12/4/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar