Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se nga data 1 deri më 5 nëntor është hapur afati për regjistrim për të drejtën e racionit të subvencionuar të studentëve për vitin akademik 2024-2025. Të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet, ndërsa nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/.
Kushtet dhe kriteret për realizimin e së drejtës janë të shënuara në linkun.
Nëse keni nevojë për mbështetje gjatë aplikimit, mund t`i drejtoheni Sektorit për standard të studentëve dhe nxënësve në email: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk ose në zyrën e dedikuar në katin përdhesë në ndërtesën e ministrisë.
Mbështetja financiare është në vlerë prej 140 denarë dhe është e dedikuar për blerjen e ushqimit, të cilën studentët mund ta shfrytëzojë nga e hëna deri të shtunën, tek personat juridikë të cilët prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.