Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Janevska u takua me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhein

Janevska u takua me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhein

 

Janevska u takua me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhein

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska sot realizoi takim me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhein, ku prezantoi aktivitetet aktuale të Ministrisë në drejtim të avancimit  të cilësisë së sistemit edukativo-arsimor.

Janevska shprehu kënaqësinë që Suedia është përkrahëse e përpjekjeve për përmirësimin e mësimdhënies në Maqedoni dhe pret që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen..

Me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze, UNICEF dhe MASH-i po zbatojnë projekt përmes të cilitpër forcohen aftësitë për ligjërimin e mësimdhënësve në lëndët e shkencave natyrore, sidomos në aspektin se si të interesohen nxënësit dhe për të rritur vetëdijesimin për rëndësinë e kujdesit për mjedisin jetësor . 

Ambasadori Larson Xhein njoftoi  se ky projekt do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm kalendarik dhe përmes  trajnimeve të reja  do të përfshihet numri shtesë i mësimdhënësve.  

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar