Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Njoftim për përfituesit e bursave studentore për shtetas të huaj me interes për Maqedoninë

Njoftim për përfituesit e bursave studentore për shtetas të huaj me interes për Maqedoninë

 

 
Njoftohen të gjithë përfituesit e bursave të shtetasve të huaj që janë me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut (studentë me origjinë maqedonase të cilët  jetojnë në vendet e Gadishullit Ballkanik) ndërsa  të cilët kanë ushtruar të drejtën e bursës studentore në njërin nga vitet e kaluara akademike, të drejtën e bursës në vitin akademik 2024/2025 mund ta vazhdojnë prej më  1.10.2024 deri më 15.10.2024.
Përfituesi i bursës duhet të dorëzojë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentacionin e mëposhtëm:
- Vërtetim për regjistrimin e semestrit vijues, gjegjësisht vitin e  studimit;
- Certifikatë për  provimet e dhëna;
- Certifikatë  për provimet e parapara dhe të dhëna  (formulari CPPDH) me sukses të viteve të kaluara;
- Indeksin (kopje) nga semestri i parë i regjistruar deri në semestrin e fundit të vërtetuar.
 
Për të gjitha informatat  apo pyetje shtesë, studentët mund të kontaktojnë në adresën elektronike studentski.stipendii@mon.gov.mk 
 
 

Lajme dhe Ngjarje


10/3/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar