Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësinë e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 180/24), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 300 (treqind) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, pylltari, profesioni i përpunimit të drurit, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi -veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstil – lëkurë nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 nr. 19-10121/1 të dates 27.09.2024 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
K O N K U R S
për ndarjen e 300 (treqind) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, pylltari, profesioni i përpunimit të drurit, profesioni ndërtimtari-gjeodezi, profesioni bujqësi-veterinari, profesioni makineri dhe profesioni tekstil – lëkurë dhe prodhimeve të ngjashme nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 300 (treqind) bursa për nxënësit të shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni hotelieri – turizëm, pylltari dhe përpunimit të drurit, ndërtimtari-gjeodezi, bujqësis-peshkatari dhe veterinary, makineri dhe tekstil, lëkurë dhe prodhimeve të ngjashme nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025, dhe atë në mënyrën si vijon:
A) Hotelieri dhe turizëm: 60 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni i hotelierisë dhe turizmit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025;
B) Pylltarisë dhe përpunimit të drurit: 30 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni i pylltarisë dhe përpunimit të drurit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025;
C) Ndërtimtari-gjeodezi: 100 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni i ndërtimtarisë – gjeodezisë, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025;
Ç) Bujqësi, peshkatari dhe veterinari: 50 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe mësimore nga programi mësimor bujqësi, peshkatari dhe veterinari, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025;
D) Makineri: 30 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe mësimore nga proramet mësimore të makinerisë, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025;
DH) Tekstil, lëkurë dhe prodhime të ngjashme: 30 bursa për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe mësimore nga programet mësimore të tekstilit-lëkurës dhe prodhimeve të ngjashme, nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025;
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet:
1- Të jenë nxënës të rregullt të arsimit të mesëm të cilët realizojnë programe mësimore nga profesioni i hotelierisë – turizmit, pylltarisë dhe përpunimit të drurit, ndërtimtarisë dhe gjeodezisë, bujqësisë-peshkatarisë dhe veterinarisë, makinerisë dhe tekstilit, lëkurës dhe prodhimeve të ngjashme nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
2- Të kenë arritur sukses të vazhdueshëm minimum shumë mirë në arsimin e deritanishëm;
3- Të mos kenë përsërit vit gjatë arsimimit;;
4- Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;
5- Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriterë për ndarjen e bursave është suskesi i aritur nga arsimimi i deritanishëm.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë fletëparaqitje elektronike dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk 01.10.2024 deri në datën 15.10.2024.
Dokumentet e nevojshme të cilat duhet t’i bashkëngjien fletëaplikimit janë:
1. Vërtetim se kandidati është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2024/2025; (në vërtetim duhet të shënohet profesioni i nxënësit);
2. Dëftesat për përfundimin e viteve të arsimit (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesa nga
klasa VI-IX); (të bashkëngjiten dëftesat origjinale)
4.Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë;
6. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konviktet për nxënës dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
- Certifikatën e nënshtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar ose nëse dokumentet nuk dorëzohen në http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Në profesionet ku nga numri i përgjithshëm i aplikimeve të pranuara ekziston barazi gjinore, gjegjësisht nga numri i përgjithshëm i kandidatëve të paraqitur, numri i kandidateve femra është më i ulët se 40%, në pikëzimin përfundimtar të kandidateve femra të cilat i plotësojnë kushtet do t`u jepet pikë shtesë.
Nëse për disa profesione nuk është përcaktuar kuota me kandidatë përkatës, atëherë Komisioni ka të drejtë që kuotat e mbetura t`i ndajë në profesione të tjera ku ka interes më të ulët të kandidatëve përkatës , duke i renditur sipas suksesit. Kështu që, kuotat e lira do t`ua ndajë kandidatëve me suksesin më të lartë dhe vit më të lartë të cilët nuk arritën të hyjnë në kuotat e profesionit të tyre.
Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër të pikëve, përparësi kanë kandidatët të regjistruar në vit më të lartë.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-slugi.mon.gov.mk në pjesën “Të reja” më së voni deri më 21.11.2024, ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendim në lidhje me statusin e aplikimeve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-slugi.mon.gov.mk.
III. VLERA E BURSËS
Lartësia e bursës do të arrijë 3.500,00 denarë në muaj, dhe do të paguhet në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2024/2025.