Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm nga lëmia e artit nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

Konkurs për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm nga lëmia e artit nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

 

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20 dhe 302/20), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 180/24), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 50  (pesëdhjetë ) bursave për nxënësit e talentuar nga arsimi i mesëm nga fusha e arteve nga shkollat ​​ publike dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025 nr. 19-19-10130/1 të datës 27.09.2024 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm nga lëmia e artit nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2024/2025 do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm në fushën e artit nga shkollat ​​e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

 

I.                 KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtë për bursë kanë nxënësit të cilët  mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

1. Të jenë nxënës të rregullt të vitit të I, II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit të kaluar shkollor kanë fituar çmim-diplomë individuale/grupore kanë fituar vendin I, II ose III në gara  ndërkombëtare ose në gara shtetërore në fushën e artit;

2. Të kenë arritur suksese të shkëlqyera të vazhdueshme në arsimin e deritanishëm;

3. Të mos përsërisin vitin gjatë shkollimit;

4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;

5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

Kriter për ndarjen e bursave kanë fituar çmim/diplomë individuale/grupore në gara ndërkombëtare ose shtetërore.

 

Për kriterin e çmim/diplomë individuale/grupore të fituar në gara ndërkombëtare ose shtetërore për nxënësit e vitit I, II, III dhe IV, për vendin e I (të parë), II (të dytë) ose III (të tretë) vendin/çmimin e fituar në garë ndërkombëtar ose shtetërore sipas lëndës gjegjësishtë profesionit (fushës) që nxënësi ka mësuar sipas planit mësimor dhe programeve mësimore  përkatëse, pikët maksimale përcaktohen në këtë mënyrë:

 

Vendi i I (i parë) i fituar çmimi/medalja e garës ndërkombëtar vlerësohet me 10 pikë,

Vendi i dytë (i dyti) i fituar/çmimi/medalja e garës ndërkombëtar vlerësohet me 8 pikë,

Vendi i III (i tretë) i fituar/çmimi/medalja e garës ndërkombëtar vlerësohet me 6 pikë,

 

Vendi i I (i parë) i fituar në garë shtetëror me 9 pikë,

 Çmimi i I (i parë) i fituar në garë shtetëror me 8 pikë,

 

Vendi i II (i dytë) i fituar në garë shtetëror me 7 pikë,

Çmimi i II (i dytë) i fituar në garë shtetëror me 6 pikë,

 

Vendi i III (i tretë) i fituar në garë shtetëror me 5 pikë,

Çmimi i III (i tretë) i fituar në garë shtetëror me 4 pikë.

 

Çdo vend/çmim/medalje e fituar në kategori individuale të garave ndërkombëtare, vlerësohet me 2 pikë shtesë, çdo vend i fituar në kategori individuale të garave shtetërore me 2 pikë shtesë, ndërsa çdo çmim në kategori individuale të garave shtetërore me shtesë 1pikë.

 

Për shembull, nxënësi i cili fitoi vendin e parë në garë shtetëror, vendin e tretë në garë ndërkombëtare dhe çmimin e dytë në garë shtetërore, fiton 23,5 pikë (9 pikë për vendi e parë në garë shtetëror + 6 pikë për vendit e tretë të fituar në garë ndërkombëtar + 6 pikë për çmimit e dytë të fituar në garë shtetërore). Nxënësi në mënyrë shtesë fiton + 2,5 pikë (1 për vendin e parë të garës shtetërore , 1 për fitimin e vendit/çmimit/medaljes në garë ndërkombëtare dhe 0,5 për çmimin e fituar në garë shtetërore).

 

Çmimet-diplomat ku nuk do të përcaktohen saktësisht vendi i fituar, gjegjësisht çmimet-diplomat dhe mirënjohjet për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, çmimet-diploma që janë fituar para vitit të fundit shkollor nuk do të merren parasysh.

 

Për vendet /çmimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm çmimet të ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që organizojnë gara të nxënësve.

 

 

Nën garë ndërkombëtar nënkupton garë të ndërsjellë ndërmjet nxënësve më së paku dhjetë vende të ndryshme.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

 

Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacionin elektronik dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga data  01.10.2024 deri më 15.10.2024.

.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë në vazhdim:

1.      Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2023/2024;

2.     Dëftesat për vitet e kaluara të arsimit të kryera (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX); (të bashkëngjiten  dëftesat origjinale të skanuara)

3.     Diploma për çmime/vende të fituara në garat shtetërore dhe/ose ndërkombëtare; (të bashkëngjiten çmimet/diplomat origjinale të skanuara)

4.     Dëshmi e karakterit ndërkombëtar të konkursit. (i cili  do të dëshmojë se çmimi/vendi i fituar është nga gara e ndërsjellë mes nxënësve të paktën nga dhjetë vende të ndryshme).

5.    Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestar se kandidati nuk është shfrytëzues i burse tjetër, e publikuar në shtojcë  të Konkursit ;

6.  Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar në shtojcë  të Konkursit ;

7. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale e nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë nga prindi-kujdestar  ,e publikuar në shtojcë  të Konkursit ;

 8. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konviktin  e nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189 /16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin e mëposhtëm:

 

-Çertifikatë për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

 Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse nuk është dorëzuar përmes http:/e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikave, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë dhe që kanë fituar çmime në profesionin për të cilin nxënësi  mëson .

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk pjesën  "Të rejat " më së voni  deri më 21.11.2024, dhe të gjithë kandidatët do të marrin aktvendim në lidhje statusin e aplikacioneve të dorëzuara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

III. LARTËSIA E BURSËS

 

Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në periudhë prej nëntë (9) muajsh për kohëzgjatjen e vitit shkollor 2024/2025.

 

Lajme dhe Ngjarje


11/22/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar